Pamje nga vendngjarja, foto e marrë nga DurrësLajm
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në rrugën “Taulantia” ku bëhet me dije se një makinë ka përplasur një motorist. Për pasojë ky i fundit ka marrë lëndime të mëdha trupore dhe është nisur menjëherë për të marrë mjekimin e nevojshëm për në Spitalin e Durrësit.
Fatmirësisht bëhet me dije se motoristi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa në vendngjarje kanë dalë menjëherë autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet që në vijim të kemi një njoftim zyrtar nga e Policisë së Durrësit.
Sondazh
Poll
