Mbi 7 muaj pa dëmshpërblim, fermerët e Maliqit paralajmërojnë protesta
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet intensive në fushën e Maliqit, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, dëmtuan sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore. Fermerëve iu premtua evidentimi i dëmeve dhe dëmshpërblimi për humbjet e shkaktuara, por më shumë se shtatë muaj më vonë, ata thonë se ende nuk kanë marrë pagesa.
Sipas Marjana Ibit, agronome pranë një kompanie që kultivon bimë medicinale, dëmi i shkaktuar në parcelat e mbjella me bimë aromatike llogaritet në mbi 500 mijë euro. Ajo thotë se sipërfaqja e dëmtuar ishte mbi 80 hektarë dhe se dëmet janë evidentuar nga institucionet.
“Në vitin 2025 dhe janar 2026 patëm përmbytje të madhe nga shirat e tepërta. Dëmet ishin të konsiderueshme, mbi 80 hektarë tokë, një dëm rreth 500 mijë euro. Parcelat tona ishin të mbjella me shumë bimë medicinale aromatike. Kanë ardhur, kanë verifikuar. Ne shpërblim nuk kemi marrë nga dëmet që janë shkaktuar. Bimët ishin në vitin e 2-3, ku prodhimi merret maksimal”, tha Marjana Ibi, fermere.
Edhe fermerë të tjerë në Maliq raportojnë humbje të mëdha nga përmbytjet. Julian Guri thotë se iu dëmtuan 30 hektarë me patate dhe 30 hektarë me grurë, ndërsa pretendon se vlera e dëmit arrin në 250 deri në 300 milionë lekë.
“Më janë mbytur 30 hektarë patate e 30 hektarë grurë. 250-300 milion lekë. Kanë ardhur punonjësit e Bashkisë Maliq, çdo gjë në rregull, i kanë çuar në Tiranë, por asnjë përgjigje nuk kemi. Asnjë lloj leku. As ka shenja. U premtua nga ministri i Bujqësisë, na gënjeu. Protesta. Do bëjmë prapë protesta më të mëdha, do futim mallin brenda e do zëmë rrugët nacionale”, u shpreh fermeri Julian Guri.
Sipas burimeve, evidentimi i dëmeve nga përmbytjet është kryer nga Ministria e Bujqësisë. Ndërkohë, procesi i çeljes së fondeve për dëmshpërblimin e fermerëve mësohet se ka mbetur në pritje në Ministrinë e Financave.
Fermerët vijojnë të kërkojnë zgjidhjen e situatës dhe pagesën për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Ata paralajmërojnë se, nëse nuk marrin përgjigje, do t’i rikthehen protestave dhe bllokimit të rrugëve nacionale.
Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
Tatimet vijojnë rimbursimin e tatimit të mbipaguar, rreth 2200 përfitues
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë dhe vëllain e saj të mitur, ndalohet nga AMP polici në Klos
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet
- 19:37 E ardhmja e Merz në pikëpyetje, gati gjysma e votuesve kërkojnë zgjedhje të reja