Nga ideja te mobilimi, Mali Design Expo gjithçka që ju duhet për shtëpinë

23 Shtator 2026 | 16:12

Te Mali Design Expo do të gjeni një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh për mobilimin e çdo ambienti.

Sipas menaxherit Sabian Hysenj, Mali Design Expo ofron një gamë të gjerë produktesh për të kompletuar çdo shtëpi duke nisur nga tavolinat e mesit, këndet, dhomat e gjumit, por edhe komodina, minibaret dhe shumë produkte të tjera.

Sipas tij, këtu gjeni modele, stile dhe alternativa të ndryshme, të përshtatura për çdo shije, hapësirë dhe buxhet. Ndërkohë, gama e çmimeve nis nga alternativat ekonomike, vijon me ato të kategorisë së mesme dhe shkon deri te modelet më cilësore.

“Çdo klient që vjen te Mobileri Mali ka mundësinë të gjejë atë që i përshtatet më mirë nevojave dhe buxhetit të tij dhe të kompletojë shtëpinë në një vend. Në Mali Design Expo organizojmë herë pas here edhe oferta të veçanta. Aktualisht, mund të gjeni dhoma gjumi duke filluar nga 900 euro dhe kënde duke filluar nga 350 euro.

Në showroom-in tonë gjeni një përzgjedhje të gjerë produktesh, duke e bërë një mundësi të mirë për çdo klient që kërkon të mobilojë apo kompletojë shtëpinë.

Një tjetër avantazh është shërbimi i arkitektit. Në bashkëpunim me klientin, arkitekti ynë shkon në banesë, merr masat dhe harton zgjidhjen sipas hapësirës dhe kërkesave të tij. Pasi biem dakord me klientin për modelin dhe koston, vijojmë me realizimin e projektit.

Ne kemi të përfshirë edhe transportin dhe montimin, deri në shtëpinë e klientit. Pra, synimi ynë është që klienti të na besojë hapësirën e tij dhe ta marrë shtëpinë të kompletuar, gati për t’u përdorur. Mobileri Mali ndodhet në aksin Lushnjë–Fier, pas rrethrrotullimit të Kolonjës, në kilometrin e 4-t”, është shprehur menaxheri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu

Është arrestuar në Rusi, me qëllim ekstradimi, Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvatore, i shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një...
20:28 | 23/09/2026

Masa e sigurisë për shefen e SHISH, Berisha: Rama po përpiqet ta minimizojë çështjen

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga mbledhja e kryesisë së PD-së kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të mbrojë ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pas nisjes...
18:54 | 23/09/2026

Ministri i Jashtëm në “Kartën e Adriatikut”: Anëtarësimi i Kosovës do të forconte sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, të organizuar nën kryesimin...
18:18 | 23/09/2026