Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Koordinim i vazhdueshëm me SHBA për prioritetet e përbashkëta
Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore, Qëndrore dhe Jugore, Daniel Lawton.
Takimi u fokusua në mundësitë për të forcuar më tej partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, si dhe në rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm e të ngushtë për prioritetet e përbashkëta.
Hoxha dhe Lawton u ndalën gjithashtu edhe në situatën dhe dinamikat aktuale në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Ministrit të Jashtëm, partneriteti mes dy vendeve mbetet shtyllë e rëndësishme edhe e angazhimit të përbashkët si aleatë në NATO.
Postimi i Ministrit Hoxha:
Nju Jork-Gjithmonë kënaqësi të takohem me miq dhe kolegë amerikanë.
Një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjeve Artemis, zhvillova një diskutim produktiv me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore, Qëndrore dhe Jugore, Daniel Lawton.
Diskutuam mbi mundësitë për të forcuar më tej partneritetin tonë strategjik, situatën dhe dinamikat aktuale në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm e të ngushtë për prioritetet e përbashkëta.
Një partneritet i fortë Shqipëri-SHBA mbetet një shtyllë e rëndësishme e angazhimit tonë, përfshirë edhe si aleatë të NATO-s, për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë.
Berisha bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: Opozita të vijojë aksionin, jo bojkot të Parlamentit
Masa e sigurisë për shefen e SHISH, Berisha: Rama po përpiqet ta minimizojë çështjen
Ministri i Jashtëm në “Kartën e Adriatikut”: Anëtarësimi i Kosovës do të forconte sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet
- 19:37 E ardhmja e Merz në pikëpyetje, gati gjysma e votuesve kërkojnë zgjedhje të reja