LIVE UPDATES
Bota

Thriller në Francë/ Modelja 25-vjeçare gjendet e vdekur në makinën e ish-partnerit të saj

Ngjarja u zbulua pasditen e së hënës, më 21 shtator, në Brignoles, në jug të Francës, kur një automjet u ndalua për kontroll nga autoritetet doganore.

23 Shtator 2026, 17:21 Nga E.d
Thriller në Francë/ Modelja 25-vjeçare gjendet e vdekur në
Modelja

FRANCA- Një ngjarje e rëndë në jug të Francës po hetohet si vrasje, pasi trupi i një gruaje braziliane 25-vjeçare u gjet i fshehur nën qese plastike dhe mbulesa në pjesën e pasme të një automjeti. Për ngjarjen është arrestuar ish-partneri i saj, një francez 29-vjeçar.

Ngjarja u zbulua pasditen e së hënës, më 21 shtator, në Brignoles, në jug të Francës, kur një automjet u ndalua për kontroll nga autoritetet doganore. Gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të makinës u gjet trupi i Larissa Brito, i mbuluar me rroba dhe qese plastike.

Mediat shkruajnë se 25-vjeçarja kishte dëmtime të shkaktuara nga një objekt i mprehtë. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk janë përcaktuar. Prokuroria e Nicës ka nisur një hetim për vrasje, ndërsa është urdhëruar kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkakun dhe kohën e vdekjes. Drejtuesi i automjetit, 29-vjeçari i identifikuar si Mathieu, u arrestua pasi nuk ishte në gjendje t'u jepte autoriteteve një shpjegim për praninë e trupit në makinën e tij.

Sipas familjes së viktimës, Larissa kishte punuar si modele dhe kishte qenë në një lidhje me 29-vjeçarin për rreth pesë muaj. Pas ndarjes, të afërmit e saj pretendojnë se ai kishte nisur ta ndiqte dhe ta monitoronte. E reja ishte zhvendosur në Nice, ku dyshohet se kishte nisur një lidhje të re.

Nëna e saj, Lillian Brito Nogueira, tha se komunikonte me të bijën çdo ditë. Sipas saj, në mesazhin e fundit të dërguar të dielën, Larissa i kishte thënë se ish-partneri i saj ndodhej në banesën e saj. Pak më vonë, 25-vjeçarja nuk iu përgjigj më telefonatave dhe mesazheve. Nëna e saj raportoi zhdukjen dhe tentoi të kontaktonte edhe Mathieu-n. Sipas familjes, ai i tha se Larissa ishte duke fjetur, ndërsa më vonë e bllokoi numrin e saj.

Autoritetet franceze kontrolluan gjithashtu apartamentin e Larissës në Nice, i cili, sipas raportimeve, u gjet i pastër dhe bosh. Nëna e viktimës ka pretenduar se ish-partneri i saj mund ta kishte pastruar banesën për të eliminuar gjurmët e gishtërinjve. Ky pretendim, nuk është konfirmuar nga autoritetet franceze.

Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat nuk janë bërë publike, dyshohet se tregojnë 29-vjeçarin duke dalë nga ndërtesa ku jetonte Larissa, me disa çanta në duar. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e vdekjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të përfshirë./Dosja.al

france vrasje modelja

Sondazh

Poll

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK.Çela:Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit