Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Kërkojnë dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kry...
"Kështu janë infot…Tao shoku"/ Ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi 23 Shtator...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5”, nëna e Bleonës shprehet se ka ngelur e shokuar nga deklaratat në fjalë.
TIRANA- Një deklaratë e bërë nga avokati Alban Duraj mbi gjetjen e Bleona Matës shkaktoi një sërë reagimesh dhe një bujë të jashtëzakonshme mediatike. Pak ditë më parë gjatë një interviste për një emision televiziv, avokati Alban Duraj deklaroi se Bleona është gjetur dhe se është e birësuar nga një çift grek. Madje gjatë intervistës avokati theksoi se këto informacione i ka marrë nga një komunikim që ka patur me nënën e Bleonës, Bukurie Matën.
Ditën e sotme janë vënë përballë avokati Alban Duraj dhe nëna e Bleonës, Bukurie Mata. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”, nëna e Bleonës shprehet se ka ngelur e shokuar nga deklaratat në fjalë. Ajo deklaron se nuk ka komunikuar kurrë me avokatin, duke theksuar se këtë rast do të ndjek penalisht. Më tej, Bukurie Mata tha se avokati është një person i pandërgjegjshëm, pasi po luan me ndjenjat e një nëne e cila ka vite që kërkon drejtësi.
Ndërsa, avokati Alban Duraj shprehet se ka cituar se çfarë i ka thënë pikërisht Bukurie Mata. Ai pretendon se këtë ajo e ka thënë gjatë një emision në RTSH, ku ai ka qenë i ftuar si ekspert. Sipas avokatit qëllimi i tij nuk ka qenë të përfitoj nga ajo, klikimet apo protagonizmi.
View this post on Instagram
Pjesë nga debati
Zonja Bukurie: Jam shokuar nga një avokat, Alban Duraj, që ka folur në emrin e një nëne, që kam kontaktuar me nënën e Bleonës, që është studente ekselente. Jam një nënë që përballem me padrejtësinë, unë jam vetëm me të vërtetën. Me këtë njeri nuk kam patur asnjë telefonatë, asgjë. Avokati të bëjë një punë të palodhur, të pastër dhe të vërtetë. Jo t’a lëndosh, po më helmojnë çdo ditë. Si është e mundur të flasë në emrin e një nëne.
Avokati Alban Duraj: E kam të regjistruar, kemi qenë të ftuar në një emision në RTSH, kam qenë i ftuar si ekspert. Unë nuk jam prezantuar asnjëherë si avokati i zonjës. Por kjo nxiti reagimin e zonjës Bukurie dhe përfaqësuesit të saj. Gjithmonë i kam korrigjuar kur më kanë prezantuar si avokat i familjes. Unë kam qenë i ftuar dhe kur kam patur mundësi, e shikoj si detyrim moral, jo vetëm si avokat, jap mendimin tim. Është hedhur shumë baltë për mua. Së dyti , zonja Bukurie dje ka deklaruar se nuk më njeh. Unë i kam nisur linkun koordinatores suaj për emisionin. Kemi diskutuar gjatë emisionit, në publicitet dhe pasi ka përfunduar emisioni. Kam ofruar kontributin tim. Zonja bukurie më ka falënderuar.
Zonja Bukurie: Nuk kam komunikuar me ty. Pranoje, pastro ndërgjegjen, nuk ke komunikuar me mua përmes Flori Gjinit, do të ndjek penalisht. Je i pandërgjegjshëm.
Avokati Alban Duraj: Të lutem zonja Bukurie nuk dua të debatoj me ty. Më akuzoni për klikime, por nuk është ashtu. Gjithë qëllimi nuk ka qenë të përfitoj nga ti, hiqe nga mendja. Vetëm në bazë të asaj që kemi folur në atë emision, më keni treguar bisedat me një gazetar. Kam kërkuar për zonjën Bukurie në mënyrë që të ketë mbështetje financiare. Nuk është qëllimi im protagonizmi siç thotë avokati i familjes./Dosja.al
Vlora Hyseni TIRANA- Arrestimi i Vlora Hysenit, ish-dretoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror ka marrë jehonë kombët...
Vlora Hyseni TIRANA- Gjykata e Posaçme ka caktuar për nesër seancën për marrjen në pyetje të ish-drejtueses së SH...
Foto ilustruse Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e ...
zjarri në Drojë KURBIN- Një vatër zjarri ka përfshirë një zonë të konsiderueshme me shkurre, në Drojë...
Pamje VLORA- Situata me zjarrin në lagjen "Partizani", në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës është përshkal...
Kampi Bonsteel në Ferizaj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur ofertën e tij që kampi Bondsteel të shnd&e...
Pamje VLORA- Një zjarr i madh ka rënë në lagjen "Partizani", në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa ...
Foto ilustruse TIRANA- GJKKO ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për resortin në zonën e Rrjollit, banorët e të ...
Pamje MALËSI E MADHE- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi filloi nga Malësia e Madhe nismën “Udhëtimi në Sh...
GJKKO TIRANA- Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka ashpëruar bojkotin ndaj Gjykatës së Posaçme. Ky veprim erdhi pasi GJ...