Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Kërkojnë dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kry...
"Kështu janë infot…Tao shoku"/ Ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi 23 Shtator...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Në lidhje me këtë, gazetarja theksoi se për këtë dokumentar është bërë një punë e gjerë investiguese dhe dokumentuese, ndaj nuk bëhet fjalë për një prodhim të bazuar vetëm në disa intervista.
TIRANA- Gazetarja investigative Lindita Çela ka zbuluar detaje nga dokumentari austriak për korrupsionin në Shqipëri. Gjatë një interviste në emisionin "Task Force" me Sonila Meçon në SYRI TV, Çela u shpreh se dolumentari investigativ austriak që pritet të publikohet dhe që trajton korrupsionin në Shqipëri, ndodhet në proces editimi dhe kontrolli të fakteve.
Në lidhje me këtë, gazetarja theksoi se për këtë dokumentar është bërë një punë e gjerë investiguese dhe dokumentuese, ndaj nuk bëhet fjalë për një prodhim të bazuar vetëm në disa intervista.
Çela deklaroi se një prej arsyeve që ka shtyrë ekipin austriak të merret me Shqipërinë është narrativa e krijuar gjatë viteve të fundit rreth korrupsionit dhe akuzave që kanë prekur zyrtarë të lartë të politikës në vend.
Lindita Çela: Unë besoj se është në proces të editimit, por edhe të kontrollit të fakteve sepse është një dokumentar investigativ. Nuk është të themi një intervistë apo dy intervista, katër intervista. Është siguruar me aq sa unë di për shkakun sepse të themi regjisorin e njoh, kemi marrëdhënie miqësore, ia njoh punën e tij, di sa skrupuloz është në raport me evidencat, me faktet, por edhe me tregimin e një historie.
Dhe ajo që e ka bindur për të bërë një dokumentar, për t'u përfshirë në një dokumentar në Shqipëri, është pikërisht, gjykoj unë ose sa kam komunikuar, është ajo narativa që është thënë të themi në 5 vitet e fundit. Ndoshta që kur patëm rastin e parë të arrestimit të Saimir Tahirit. Ju kujtohet që në fillimisht zoti Tahiri asokohe dha dy-tre deklarata dhe më pas u pranua të dënohej për shpërdorim detyre, ranë të gjitha akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, mbushjes së Shqipërisë, sepse në qoftë se para 2014-ës ne kishim Lazaratin, po 2015-2016 e tutje u mbush gjithë Shqipëria, nuk u fol më.
Pastaj kemi dëgjuar zotin Ahmetaj që del dhe thotë që shiko se vendimi apo urdhëri për të mbushur Shqipërinë me kanabis ishte marrë nga kryeministri dhe të paktën sa kam dëgjuar në televizionin tuaj intervistën, ai thotë që ka pasur edhe debat me kryeministrin. Pastaj kemi pasur ministra të tjerë, po nis në nivelin e ministres në sektorë si shëndetësia, arsimi, mjedisi, e të tjera e të tjera.
Dhe sërish narativa e thënë apo justifikimi pa u futur... dhe debati apo beteja që kryeministri ka patur qoftë edhe me drejtësinë, sepse ka një standard të dyfishtë. Në momentin kur ishte nën akuzë zonja Balluku dhe tani kemi sërish një qasje tjetër të kryeministrit që i mbron dhe më pas thotë që ajo historia që të gjithë hanë dardha pas shpinës së tij.
Unë mendoj që fokusi i gazetarëve apo dhe regjisorit, mendoj që ata persona që janë nën akuzë nuk kanë ngrënë dardhat, kanë ngrënë një bisht të vockël nga dardha në qoftë se do e vazhdojmë këtë lloj narative./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Shpëtim Aliut në Rusi. Përmes nj&...
Shpëtim Aliu RUSI- Salvatore alias Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të ...
Sidorela Vatinkaj TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatinkaj tha qeveria është e zhytur në korrupsion, ndaj në lidhje me këtë ...
Ish-krerët e UÇK-së KOSOVA- Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë bërë thirrje p&eum...
Lush Susaj TIRANA- Profesori Lush Susaj ishte një nga folësit në protestën e 116-të e cila po zhvillohet para Kryeministris&...
Pamje TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet. I pari që e mori fjalën ishte aktivisti ...
Pankarta TIRANA- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ku mblidhen çdo ditë, për të nisur më pas mars...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit n&eum...
Protesta në Tiranë (foto ilustruese) TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 116-të të protestë...
Pamje GJIROKASTRA- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në orën 17:14 në dalje të Liqenit të Viroit, në Gjirok...