Përshkallëzohet greva e avokatëve: Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

23 Shtator 2026, 16:25Kronika TEMA
Përshkallëzohet greva e avokatëve: Të hënën

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka përshkallëzuar qëndrimin në lidhje me bojkotin e seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaccme.

Duke nisur nga e hëna, datë 28 shtator, avokatët do të bojkotojnë edhe seancat për masat e sigurisë.

Vendimi u mor njëzëri nga të gjithë avokatët e pranishëm në mbledhjen e Këshillit këtë të mërkurë, ndërsa kjo erdhi pasi GJKKO nisi të gjobiste avokatët për mungesë të pajustifikuar.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maksim Haxhia dha urdhër edhe për avokatët kryesisht që të mos marrin pjesë në seancat gjyqësore, duke garantuar mbulimin e shpenzimeve për këdo që do të gjobitet.

Kjo është hera e parë që gjykata përballet me një situatë të tillë, pasi vlerësimi i kushteve të masës së sigurisë ka afat shqyrtimi 72 orë, në të kundërt i ndaluari lirohet.

Lidhur me këtë vendimarrje pritet të njoftohet edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor që të marrë masa për zgjidhjen e konfliktit mes avokatëve dhe GJKKO-së.

3 Komente

  1. d
    drejtesi e munguar

    Vendimi per bojkot te seancave gjyqesore,kur GJKKO-ja dhaSPAK-u mbajne kembe "rregulloren" lincuese per avokatet,me duket i drejte.S'ka asnje arsye qe gjykimet per korupsion mos te behen te hapura dhe me transmetim direkt.Kur gjykimi behet i fshehte ,vendimet jane abuzive."Sqarimet "i marrim nga Lala apo te tjere.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Kushedi se cfare do bekan, Ata vetem vjedhin e spunojne

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opionisti

        Hiqeni licenda avokate dhe te arestohete per korupsjon

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje