LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ka rënë shteti"/ Lindita Çela: Vlora Hyseni u mor nga hiçi, pas vendimit nga GJKKO duhet të ishte mbledhur Komisioni i Sigurisë

Më tej ajo shtoi se me ardhjen e Kryeministrit Rama në qeverisjen e vendit, ka ndryshuar ligji dhe e gjithë skema sa i përket drejtimit të shërbimit informativ.

23 Shtator 2026, 18:14 Nga E.d
"Ka rënë shteti"/ Lindita Çela: Vlora
Lindita Çela

TIRANA- Gazetarja Lindita Çela ka folur rreth zhvillimeve të ditëve të fundit të cilat lidhen me arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror. Vlora Hyseni. Gjatë një interviste për emisionin "Task Force" me Sonila Meçon në SYRI TV, ajo u shpreh se ka rënë shteti, ndërsa e ka cilësuar situatën e krijuar pas vendimit të GJKKO-së si një nga çështjet më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri.

Sipas Çelës, pas vendimit duhej të ishte mbledhur Komisioni i Sigurisë. Kjo ndërsa ka ngritur pretendime për përdorimin e pajisjeve të SHISH nga një biznesmen nën akuzë. Gazetarja tha se Vlora Hyseni nuk është një personazh që vinte nga një karrierë, që e njihte institucionin, njihte analizën apo njihte dhe hierarkinë, por sipas saj ishte një personazh që u mor nga hiçi. Më tej ajo shtoi se me ardhjen e Kryeministrit Rama në qeverisjen e vendit, ka ndryshuar ligji dhe e gjithë skema sa i përket drejtimit të shërbimit informativ.

Lindita Çela: Atëherë unë mendoj që çfarë e bën të rëndë situatën dhe praktikisht ne nuk kemi shtet aktualisht. Apo së paku pas vendimit të dalë nga GJKKO-ja duhet të ishte mbledhur Komisioni i Sigurisë, duhet të kishte një mbledhje sepse praktikisht është gjëja më e rëndë që ka ndodhur në këtë vendin tonë.

Burimet që rrjedhin apo informacionet që rrjedhin, flitet që e tërë struktura e shërbimit informativ, pajisje, aparatura të cilat janë blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë vënë në dispozicion, të themi, të paktën deri para një viti a dy vjetësh të një biznesmeni kontrovers, por që aktualisht ne e kemi nën akuzë si kreu i një organizate kriminale që lidhet jo vetëm me pengmarrje por edhe me afera korruptive. Dhe deri më sot pas vendimit nuk ka asnjë reagim, përveç reagimit politik.

Më herët u tha që zonja Hyseni nuk është një personazh që vinte nga një karrierë, të themi, qoftë brenda institucionit, që e njihte institucionin, njihte analizën, njihte po ashtu dhe hierarkinë, por ishte një personazh që u mor nga hiçi. Siç janë të gjithë personazhet e kësaj qeverisjeje.

T'i kthehemi, aktualisht po të më pyesësh kush është ministri i financave realisht nuk e mbaj mend. Për shkakun sepse, dhe ndërkohë ne jemi gazetarë, për shkakun sepse të gjithë personazhet që vendosen, qoftë në qeverisje, qoftë dhe në krye të institucioneve, nuk kanë një background, qoftë dhe atë politik, se në fund të fundit është një forcë politike që vjen në pushtet dhe merr përsipër dhe përgjegjësinë qeverisëse. Por janë persona të ardhur, anonimë, për të paktën në vëmendjen e opinionit publik. Kandidatura e Vlora Hysenit është sjellur dhe hetimet e deritanishme nuk tregojnë që një person që drejton institucionin, por një person që është në shërbim.

Dhe në fakt, edhe ka ndryshuar, nëse ju kujtohet në momentin kur u ndryshuan ligji për shërbimin informativ, në qoftë se të gjitha kompetencat dhe ka pasur një debat të gjatë dhe ka përkuar pikërisht debati me ardhjen e Vlora Hysenit. Dhe pak më herët, kur ishte personi që është dhënë për kompetencat, me ardhjen e Kryeministrit Rama në qeverisjen e vendit. Këtu ka ndryshuar edhe ligji, e gjithë skema sa i përket drejtimit të shërbimit informativ.

Më herët, shërbimi informativ ishte një strukturë që raportonte dhe informonte më së pari Presidentin e Republikës. Sot Presidenti doli dhe me një... nuk e di a e ndoqët, por deklarata e parë, ose dekreti i parë nga Presidenca ishte me gabime ortografike. Dolën me një vendim të dytë. Pra, kreu i shtetit dukshëm nuk ka asnjë lloj informacioni dhe ndërkohë kontrolli mbi këtë institucion që duhet të ishte një institucion ligjzbatues, është krejtësisht nga kryeministri.

Absolutisht. Në qoftë se do e marrim të mirëfilltë ose të marrim në kredibilitet të besojmë burimet apo ai informacion që rrjedh, që nëpërmjet strukturës së shërbimit informativ, nga zyra apo nga kompanitë e zotit Agasi, janë bërë përgjime që flitet, gati-gati të tmerron. Që të thuash, s'ka mbetur kush pa u regjistruar në këtë vend.

Dhe burimi prapë kërkon te kryeministri, këtu kemi praktikisht ne ka rënë shteti. Domethënë, çështje e sigurisë kombëtare, një institucion që duhet të prodhojë informacion për të... sepse po të hapësh ligjin e shërbimit informativ, është struktura që mbledh informacionin, klasifikon informacionin, sepse mund të ketë edhe informacione të cilat nuk kanë bazë apo janë thashetheme, por në momentin kur ky informacion është i garantuar në bazë të një analize që janë ekspertët e shërbimit të informacionit publik, ka detyrim ligjor ta kthejë dhe ta dërgojë informacionin tek organet ligjzbatuese.

Po të nisemi, të paktën unë kam pyetur për këtë, në vitet e fundit, as Prokuroria e Tiranës, por as edhe SPAK-u, nuk ka një informacion të ardhur nga shërbimi informativ i shtetit, për të nisur dhe për të bërë procedime penale. Po, po, sepse kjo është detyra e shërbimit informativ. Informon për sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me qeverisjen, kreun e institucionit me ndryshimin e ligjit, por nga krahu tjetër përcjell dhe informacionet tek organet ligjzbatuese.

Nëse do ju kujtohet, se ka qenë një histori e kapjes së një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike në Elbasan, në atë laboratorin në Elbasan dhe në Vlorë. Ku u bë ai debati i madh për sasinë mes prokurorisë dhe policisë. Ky ishte i tëri një informacion që ishte i siguruar, informacion të themi i notës 10, i siguruar nga shërbimet e informimit, dhe që kalonte te strukturat ligjzbatuese. Sepse ligji i jep atë, i njeh organin kompetent për të bërë hetimet dhe për të certifikuar, dhe për të ngritur akuzat penale. Në këtë rast tani hajde gjejmë kush është personi./Dosja.al

lindita Çela gjkko shish

Sondazh

Poll

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...

Furgoni përplaset me betonët anësorë te mbikalimi i Kasharit, 4 pasagjerë të lënduar

Bie zjarr në tarracën e një pallati në Korçë, alarmohen banorët

Përshkallëzohet situata e zjarrit në Shushicë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK.Çela:Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit