Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

23 Shtator 2026, 18:05Politika TEMA

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë

Nga Ylli Pata

Historia që SPAK i dhuroi publikut ishte një fabul e mrekullueshme. Një kryespiune nga Kosova që telefonon një garipi durrsak në panik, në stres që kërkon një ngushëllim. Një fjalë, një gjest të butë që t’i qetësojë shpirtin, mendjen e ikur për bojë, ndoshta edhe të rënduar nga municione izotrope.

Por askush nuk i flet, askush prej miqve që kishte ngrënë e pirë nuk i përgjigjet. Telefoni, i cili nuk i pushonte asnjë minutë, në çdo kohë të ditës 24/7 është shurdh.

Është vetëm një grua që në momentin më të vështirë të jetës së tij mundohet ta qetësojë. Shpirt, mblidhe mendjen. Gjërat duhet t’ja lëmë kohës. Por garipi është në stres dhe e çmend me telefon. Gruaja ja kthen: Jam në takim të rëndësishëm, me shefin, me njërin me tjetrin….

Kjo histori është një material perfekt për një James Bond shqiptar, ku Gysi është 007-a e Vlora zonja M.

Por s’ka, e kthyen në telenovelë trogloditët e paneleve, duke e keqpërdorur një material të artë për një film që ndoshta vitin e ardhshëm mund të na kishte përfaqësuar në Oscar. Se këtë vit, shyqyr zotit, është pranuar kryevepra e Roland Sejkos “Film di Stato”, që po bën namin në kinematë italiane e sipas gjasave do na sjellë një lajm të mirë nga Los Angelosi.

E gjithë fabula që na ka sjellë deri tani prokuroria speciale është magjepse, mjafton ta studiojmë me kujdes. Pasi aty ka dilema, ka dramë, ka edhe romancë, po mbi të gjitha ka suspance siç i thonë francezët. Por që ta sjellësh gjithë këtë material në skenë duhet Vera Grabocka, e jo trogloditët që e shdërrojnë gjithë këtë kryevepër letrare në Menekshe.

Ka manual për të kthyer një ngjarje reale në vepër letrare e më pas në kinematografi. Duhet mëndje, jo britma panelesh. “Dueli i Heshtur”, një nga kryeveprat shqiptare të filmit ka pasur firma të rënda, ku skenari është i Nasho Jorgagjit e regjia e Dhimitër Anagnostit. Pa përmendur aktorët: Ndrekë Luca, Rikard Larja, Reshat Arbana, Bujar Kapexhiu.

Një spy story e punuar me kujdes mund të na çojë në Netflix e të bëjë bujë. Për këtë kërkon dramë; që ka, romance; që paska, protagonistë tërheqës, të cilët ekzistojnë. Janë të gjithë elementët, vetëm se duhet një kujdes në renditjen dhe nuancat e dialogjeve.

Do të dilte një kryevepër deri në dërgimin e çështjes në gjyq. E pastaj ta ndjekim procesin siç ndjekim Gërdecin, ku Gysi del nga gjykata i buzëqeshur e ashtu tërheqës dhe përshëndet para kamerave. Ku e ke Vlorën e pyesin? Unë jam nga Durrësi thotë duke qeshur dhe ikën me avokatin…

TemA

16 Komente

  1. n
    nje e vertet e modhe........

    Hahahaha Turkish telesehir...!? Po pse cfare tjeter prisnit ju ne nje bourdhelo islamikesh si Albaniston...!? Nuk behet shteti stani me sunite lepuj o beqiiiiiiiraaaaaaaaaa..... hahahaha!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!

      Ne kohen e legjendes Enver Hoxha , filmat dhe telenovelat , i shikonte me pare Enveri , biroja...dhe pasi jepnin miratimin , ia servirnin publikut......nese kjo histori , sipas Yllit , eshte telenovele , si ka mundesi qe bojaxhiu dhe besniket e tij nuk e kane pare me perpara se Spak ta shfaqte ne publik.....apo e pa bojaxhiu para se te ikte ne Amerike , dhe pastaj , beri sikur nuk dinte gje ...dhe na u hoq si "Gangster i zbatimit te ligjit" dhe e shkarkoi menjehere Vloren ?............eh , imagjino sikur ne vend te Vlores te ishte....Bela , si do sillej valle bojaxhiu trim ???!!!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrobt ylli

        Po c thua o ylli o t qr. e kupton qe gjithe shteti per vitet e fundit ka qene ky nga durrsi dhe kjo nga kosova. Ptu fare e keqe patronazhistesh e komunistesh qe e degjeneruat kete vend

        Përgjigjjuni
    2. L
      Lopa qe ra ke gropa e Gysit

      Kjo or ti Pata qe nuk ben veze te arta eshte emblema e Shtetit te Korruptuar: P.P.P Te kujtohet sa u perfolen ato PPP - te e Rames (Partneritet Privat Publik)? Ato PPP jane ilustrim i Trinise se Shenjte te Tranzicionit - Pushtet. Para. P@ dh . Kjo Lopa e Kosoves e ka ngrene rendshem grepin papagall te Agasit. Nga qejfi per papagall ka rene ne kurthin e Agasit ( video) dhe eshte shantazhuar prej tij. Duket si melodrame romantike por Lopa paska qene kaq e trashe sa i shkruaka sms , kur e di qe gjithcka le gjurme dhe dekriptohet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Pershkrim satirik i kesaj telenovele qe po shikojme e degjojme, e si per cudi SPAK pa i bere akoma te ditur vete te akuzuares akuzat e ligjshme perhap gjitheandej gjithe kete liber trill per te ekzaltuar publikun me hitin e rradhes. Te presim per vazhdimin se fundi akoma nuk dihet, edhe pse shpesh SPAK mund te kete bere te mundur qe te largoj nga skena politike apo administrative disa figura qe edhe mund tu prishin pune, por qe ne fund nuk jane denuar per ato qe ne fillim eshte bere buja.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Policia ushtarake dhe kriza energjetike

          SHISH ishte drejt shpērbērjes pasi metoda primitif e punës, bëri qē tē bie nē sy mēnyra vazhduese e tyre.Për tu bērē operator i shērbimit informatif, nē vēndin tonē mjafton tē jesh antar i njē partie politike, ndērsa duke ditur qē çdo shtet ka shërbim sekret dhe pēr tu bërē pjes e tyre ka njēsēri kushtesh pēr tē plotsuar.Duhet tē dish 5 gjuhē tē huaja, duget tē kesh shētitur gjysmēn e botēs, tē punosh nē mēnyr autonome informatikēn, tē njohēsh 30% tē njerēzve 30 vjeç minimumi dhe 50 vheç maksimumi, tē njohēsh politikēn e vēndit dhe tē jashtmen, ndērsa te ne operatori qendron nē kafene dhe ndēgjon opinionin e qytetarēve.Nē Rusi, oficeri i kgb u bē President i federatēs, nē SHBA ish Presidenti Bush father ishte drejtor i CIA para se tē vinte nē shtēpin e bardhē, ndērsa staffi i SHISH duhet futur nē incenerator ekzistues qē tē tymosen dhe tē mos kthehen mē.Nēn hundēn e SHISH ,uçk e Thaçit kishte dy baza nē veri tē vēndit.Qē prej 1913, SHISH ka qēnē funksional dhe i panvarur, por duke qēndruar spektator nē problemet e vēndit ka bērē qē vēndi gjithmon tē qēndroj nē diktatur dhe luftē klasash.Tē huajt qē vijn nē vēndin tonē duhet tē verifikohen dhe survejohen qē nē porte, aeroporte, pika kufitare ., dhe jo surpriza rezistuese pas grabitjeve, akteve vrasēse apo largimit ilegal nga territori vēndit.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anri

            Sa e banalizon ky Pata..Nuk ja vlen te komentosh te kjo corbe e prishur..Njesoj si vete Tema qe ndryshon kryekeput nga Tema qe kemi njohur..

            Përgjigjjuni
            1. i
              iliri

              kur dalin emisione si perputhen bigbradher e te tjera keto do rinia shqiptare se mos duan shkolle ,te epur per aventura,tradheti,luks fshataresk,pasurim i fshatareve , parajsa e qejfit eshte kthyer ky vend,Perse kjo frym mos te jete ne administrata,ne pushtet

              Përgjigjjuni
              1. N
                Napoleon

                DUMDUMANI PJELLE E ISLAMIT POLITIK DHENI AJATOLLAH BIRRISHES......ASGJE SESHTE E VERTETE....

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kris

                  Ikin flamingot por do te kemi patat

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha Braho

                    Ju kujtohet ata perversat ne kohen e monizmit, qe rrinin te fshehu ne shkrete te Liqeni Artificial dhe pergjonin ciftet? Keshtu jane bere dhe prokuroret e SPAK, njerez provincial dhe perverse, te fiksuar pas pergjimeve dhe telefonave. Si duket masturbohen duke transkriptuar bisedat me karakter romantic. Jane te apasionuar pas "Shtepise te Gjetheve", por pergjimeve e saj nuk perdoreshin si prove. Ato vertetonin faktin vetem.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Detari

                      Kete e ka perdorur rama per te hedhur kocka te spaku dhe per te mbuluar ron jefetin. Filluan prape si me breket e ajolles meroja me shoke

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Humore SPAKuuu

                        Humore SPAKuuu pa shije . Ke folur me Agasi , po tha zonja ishte bashkpuntor i sherbimit kam folur. Ke shkruar mesazhe me Ballen , Balluku po me ke do shkembente mesazhe zonja me gjitholloget Tan Hoxha dhe Klodiana Lala...

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Te hongsha hunen

                          Epo te te qije ky pinoku eshte tmerr

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora 97

                            Ore nje pyetje kam une pa e lexu fare se merret vesh cfr shktuani: JU TË MEROS APO TË TEMËS A KENI TURP? CIPË NJERIU A KENI? ptu. Sikter!!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Totololi

                              Ky Pata, nje nga qurret e Ramutit, e thjeshtezon shume ate qe ka ndodhur dhe gati-gati e nxjerre heroine ate baxhellen. Shqiptaret kane lufte te madhe dhe te gjate per te bere me gjithe keta ndyresira sahanlepires.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje