Muli ka dyshime të forta për bisedat e Gysit me Vlorën

23 Shtator 2026, 19:11Antena TEMA

Ndërsa gjithë PD-ja ishte në festë nga publikimi prej SPAK-ut i bisedave private mes Vlorës dhe Gysit, Muli u zhyt në dyshime të forta.

– Më duket se po na fusin në kurth, – i tha Lelos.

– Pse?

– Sa herë nxjerrin këto bisedat private, ose s’kanë gjë në dosje, ose duan të fshehin gjëra nga dosjet. E dinë që populli kënaqet me këto dhe i bëjnë lavazh trurit.

– Nuk besoj, – tha Lelo. – Është pjesë e akuzës që ajo ka përdorur detyrën për abuzime private.

– Duhet ta verifikojmë mirë, – tha Muli. – Duhet të hedhim pistën se ka gjëra shumë të rënda, ndaj nxjerrin në publik këto gjërat private për të hutuar njerëzit.

– Domethënë, ti thua t’i mbrojmë për këto gjërat private dhe të ngremë akuza të rënda profesionale?

– Patjetër, – tha Muli. – Me këto akuza, maksimumi mund ta ndajë Gysin nga gruaja, por jo Edi Ramën nga pushteti. Ne na duhet të themi që janë shitur sekrete te Serbia dhe Rusia, jo te Gysi.

– Ke të drejtë, – tha Lelo. – Domethënë, të themi që kjo vajza e SHISH-it për çështje nderi nuk është dëgjuar, por dorë ka se vjedh materiale.

– Pikërisht, – tha Muli. – Kjo është kryesorja. Se po ngecëm me muhabete dashnorësh, pak nga pak do të na bëhet telenovelë. Kjo është e gjitha lojë e Ramës.

– Po opsioni që mund ta ketë bërë SPAK-u ngaqë s’ka gjë të fortë në dosje?

– Në asnjë mënyrë, – tha Muli. – SPAK-u, kur s’ka gjë në dosje, nuk nxjerr muhabete seksi, nxjerr muhabete lekësh. Kjo me seks është shumë e dyshimtë. Është lojë, kujdes.

Lini një Përgjigje