Vlora Hyseni dhe misteri i certifikatës së sigurisë

23 Shtator 2026, 16:40Editorial Filip Çakuli

Ka një pyetje që sot endet nëpër korridoret e shtetit shqiptar, por askush nuk po e merr përsipër ta bëjë me zë të lartë:

Kush ia dha Vlora Hysenit certifikatën e sigurisë?

Jo certifikatën e makinës. Jo atë të shëndetit.

Sepse kjo grua nuk u bë shefe e një zyre që merret me tenderët e kancelarive. U bë drejtuese e SHISH-it, institucionit që, në parim, duhet të dijë edhe atë që ti nuk di se e di.

Dhe historia e saj shqiptare filloi në një mënyrë që sot duket edhe më interesante.

Në Kosovë, Hyseni kishte qenë në strukturat e inteligjencës dhe kishte mbajtur edhe detyrën e zëvendësdrejtores së AKI-së. Në qershor 2021, ajo u largua nga posti. Arsyeja nuk u bë publike. Dy muaj më vonë, në Shqipëri, Edi Rama e mori si këshilltare për çështjet e sigurisë. Në vitin 2023 e propozoi për drejtuese të SHISH-it. Presidenti e dekretoi.

Në Shqipëri: Këshilltare sigurie.

Pak më vonë: Shefe e SHISH-it.

Kjo nuk është karrierë. Është transferim ndërkufitar i sigurisë.

Dhe tani, pas pesë vjetësh, del pyetja e vogël, fare e vogël: Po atëherë, çfarë dinin shqiptarët që nuk dinin kosovarët? Apo çfarë nuk dinin kosovarët që dinin shqiptarët? Apo, më keq akoma: a dinte njeri gjë?

Sepse kur bëhet fjalë për shefin e një shërbimi sekret, cv-ja nuk mjafton. Duhet të ketë edhe një gjë tjetër: kontrolli i sigurisë.

Se në Shqipëri mund të kontrollosh një qytetar për të marrë një leje, një tender, një licencë apo një punë në administratë.

Por për të drejtuar SHISH-in?

Me sa duket duhet vetëm të kesh kaluar kufirin nga Kosova.

Nga këshilltare e Ramës te shefe e SHISH-it

Nuk ka asgjë të jashtëligjshme në vetvete që një kryeministër të emërojë këshilltarin e tij në një detyrë tjetër. Por këtu kemi një rast që sot kërkon shpjegime publike.

Një person që ishte larguar nga struktura drejtuese e inteligjencës së Kosovës, pa u bërë publike arsyeja, kalon shumë shpejt në krahun e kryeministrit shqiptar si këshilltare sigurie.

Pastaj bëhet drejtuese e SHISH-it.

Dhe tani SPAK-u e heton pikërisht për çështje që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete.

Po pse u nxitua SPAK-u ta arrestonte? Pse nuk priti të vinte në Shqipëri? Urgjenca a bërjes publike të arrestimit dëshmon për një hall të madh prokurorisë speciale. Se edhe Ilir Meta, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar Kuvendi, u arrestua në mënyrë të turpshme, por SPAK-u lau duart dhe ia la topin policisë..

Këto janë akuza të SPAK-ut dhe jo fajësi e provuar me vendim të formës së prerë.

Këtu skenari bëhet aq absurd, sa edhe një autor humori do ta kthente mbrapsht:

— Kush e kontrolloi për sigurinë?

— Po kush e drejtonte SHISH-in?

— Po Vlorën kush e kontrollonte?

Ah, mirë. Tani kuptuam gjithçka.

Më 22 shtator ndodhi ajo që askush nuk do ta kishte shkruar në një skenar të zakonshëm institucional.

Drejtoresha në detyrë e SHISH-it merr masën e arrestit në shtëpi dhe pezullohet nga detyra.

Problemi është se në atë moment nuk ishte në shtëpi. Ishte në Baku. Po merrte pjesë në një forum ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit, ku merrnin pjesë përfaqësues të shumë vendeve. Masa nuk mund të ekzekutohej menjëherë sepse ndodhej jashtë Shqipërisë. Më pas ajo u kthye dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Imagjinoni sallën në Baku. Vlora ngrihet të flasë:

— Të nderuar kolegë, sot do të flasim për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit…

— Na erdhi një informacion nga Shqipëria.

— Ju lutem dilni pak jashtë.

— Sepse jeni në kërkim për… informacion.

Në një konferencë për informacionin sekret, shefja e shërbimit sekret shqiptar del jashtë për shkak të një informacioni sekret shqiptar.

Kjo është komedi institucionale.

Këtu është pyetja që nuk duhet të bëhet në mënyrë histerike, por duhet bërë patjetër:

Kur një drejtuese e shërbimit inteligjent të një vendi anëtar të NATO-s vihet nën hetim për akuza që lidhen pikërisht me sekretet shtetërore, si menaxhohet kjo me shërbimet partnere?

A informohen? A konsultohen? A ka protokoll? A ka koordinim? A ndryshohen menjëherë kanalet e komunikimit? Kush e merr vendimin? Dhe mbi të gjitha: kush kontrollon kontrolluesin?

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala ka ngritur pikërisht shqetësimin për ndikimin që një rast i tillë mund të ketë te marrëdhëniet e SHISH-it me shërbimet partnere dhe ka argumentuar se një administrim tjetër institucional, për shembull largimi nga detyra përpara veprimeve procedurale , do të kishte shmangur një pjesë të kësaj goditjeje reputacionale.

Pra, çështja nuk është vetëm: “A ka bërë apo nuk ka bërë gjë Vlora Hyseni”. Këtë do ta përcaktojë gjykata.

Pyetja politike dhe institucionale është tjetër: Si arriti një person, që ishte larguar nga drejtimi i inteligjencës së Kosovës pa një shpjegim publik për arsyen, të kalonte brenda dy vjetësh nga këshilltare e kryeministrit shqiptar në krye të SHISH-it?

Dhe një pyetje tjetër: Kush e firmosi certifikatën e sigurisë?

Shqipëria ka shpikur një procedurë të re. Në vendet normale, kur drejtuesi i një shërbimi sekret bie nën dyshime serioze, institucioni duhet të mbrohet nga vetë kriza.

Në Shqipëri kemi parë një skenar tjetër: shefi i SHISH-it nën hetim, ende në detyrë, jashtë vendit, SPAK-u jep masën, kryeministri e shkarkon, presidenti dekreton, dhe drejtoresha kthehet në kufi.

Shteti shqiptar nuk ka më nevojë për seriale. Ka ritmin e Netflix-it. Vetëm se ky serial ka një problem:

Dhe episodet e ardhshme mund të jenë edhe më interesante, sepse telefoni i Agasit dhe materialet e sekuestruara nga SPAK-u janë raportuar si pjesë e provave që zgjeruan hetimin.

Prandaj sot Shqipëria ka dy pyetje. Njëra është juridike: Çfarë ka bërë Vlora Hyseni?

Tjetra është institucionale: Si u bë Vlora Hyseni shefe e SHISH-it?

E para do të përgjigjet nga gjykata. E dyta duhet të përgjigjet shteti.

Sepse nëse nesër zbulohet se certifikata e sigurisë ishte në rregull, pyetja bëhet edhe më e madhe:

Dhe nëse certifikata nuk ishte në rregull…atëherë kemi një problem edhe më të madh.

Sepse nuk na ka dështuar vetëm shefja e SHISH-it. Na ka dështuar edhe ai që i tha: “Je e sigurt për sigurinë.”

37 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Ha Ha Ha ....Kush ja dha certifikaten e sigurise Vlores?........Po te pergjigjem me nje fragment nga komedia " Te gjalle apo te vdekur"....." .....dhe une thom ti jepet edhe nje dekorate xha Brahos .....Dekorate ???!!!....Me falni, por deri pasdite sikur nuk na premton koha ta cojme propozimin ne kuvendin popullor dhe pastaj te marrim miratimin e presidiumit te kuvendit.......Ha Ha Ha , i ujdis Silloja keto pune mo Bido.......ai e ka edhe vulen e presidiumit te kuvendit.....edhe firmen , me mire e ben Silloja sesa kryetari i kuvendit....dhe i kam thene kaq here Xhikes , kopjoje ...kopjoje mo firmen e Sillos....po Xhikja ...po Xhike mbetet...." !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lini

      Gomare I ditur. Majmun me shkolle plepash Je ne krize shoqrore mendore

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nona

        Kur Mero Baze, nuk ka ç’të thotë, ose do të godasë ndokënd, lufton me të pjerdhurit nga kaplloqja, moshatarë të Sali Berishes, që nuk i kap as ligji e nuk u bën fajde as mjekësia

        Përgjigjjuni
      2. q
        qytetar

        Kjo ngjaje që po serviret,me spiunazh ,romance,thriller criminal qe po ushqen lukunitë e mediatiksave te çdo krahu ne media ,ka vetëm dy perfundime.Ose spaku ka të drejtë ne dyshimet dhe akuzat e tij per shpërdorim detyre nga drejtoresha e shërbimit,ose drejtoresha e sherbimit eshte e pafajshme (agasi eshte bashkëpuntor I shërbimit )dhe eshte akuzuar pa të drejtë.Ne te dyja rastet Rama dhe shumica ,jane të dënuar te ndërhyjne me një reformë shumë te thellë ne njërin nga institucionet ,që nuk ka qenë në lartësinë e detyrës .Në këtë rast situata nuk mund te kalohet nga autoritetet me shprehjen popullore "vari k@rin " ketij muhabeti .

        Përgjigjjuni
        1. F
          FI LI PIDH JA QI HIQIS FARIS U PLAQIS SI MUTAQIS

          Qirjo Filipidhjakis na dhjeris duke qeshuris sa na plasi bythjakis.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Diarrhée

          Nuk kishte nje forme tjeter per ta larguar zonjen , por duhet ti behet gjyqin pa dale ne gjyqe...... drejtesi leshi. Zonja visite zyrtare , SPAKuuu nxjere arrest per ta detyruar qe ajo mos te vinte ne Shqiperi. Mos valle sherbimi intelegjent i zonjes ka fakte per SPAK un ..... E supozojme qe i ka dhene ndihme Agasit dhe duhet te mbaje pergjegjesis por nuk eshte krime si ai i Gerdeci , grusht shteti 1998 , 1997 ,1996 apo kater te vrare para kryeministris. Ka plote forma per ta larguar por jo duke diskretituar sherbimin. Une kam mendimin qe sherbimi intelegjent i zonjes di diçka per SPAK

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qa Zo

            Po të shikosh bustin e DUÇES me foton e Filipit të I-rë të Top CHANEL, ke frikë se i ngaterron se kush është Duçe e kush Lipja i Topeve të Tanit

            Përgjigjjuni
          2. a
            astrit

            Po të përgjigjem në vënd të Ramës: Ik e pirdhu! Pse ty do të pyes unë?

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qittom

              Lipe Divjaka, nga fshati i gruas, AJATOLLAH KHOMEINI i Top CHANEL… na çan bythën çdo natë, njesoj si Sali Berisha.

              Përgjigjjuni
            2. H
              Haka Tekizoti

              Tirr more tirr dhe ja, u bë tërkuza. Siç po mbllaçiten argumentet ka rrezik ta hajë Amerika gjobën, sepse me siguri është marrë miratimi i vendeve partnere të NATO-s. Gjithë kjo, sikur është e pamundur të mos njihen të tëra anomalitë e karakterit të njeriut, sikur njeriu të ishte një shkëmb monolit i pandryshueshëm, sikur të mos kishte ndjenja, të cilat ndodh ta mundin arsyen e logjikën në vend që të ndodhte e kundërta. Nejse, vajtoni derisa t'u shteren gjendrat e lotëve.

              Përgjigjjuni
              1. k
                koment

                Tani erdhe ne vete Filip. Tu lumte Filip Cakuli. Hiqja Lenkes dhe futja Prenkes. Po pse prape ja kane futur Rames? dhe kush se Barjam Begaj. Haaaaa

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SPAK uuuuuuu organizate kriminale

                  Haaaa théâtre amatoresh.... E shpallen arrestin kur ishte per visite pune , per ta detyruar qe te mos vinte ne Shqiperi qe te kishin mundesi te shpifnin..por zonja erdhi dhe aktoreve amateur si amateur i ngeci dopio 6 ne dore.... Turpe ....nuk dua te beje avokatin et zonjes por SPAK eshte vertete nje organizate kriminale. Duhesh qe zonja dhe sherbimi intelegjent te ndaheshin .... Duhesh qe zonja te pyetesh ne sekret pa u lajmeruar kazanet televizive dhe ne te njejten kohe te lajmerojesh kryeministri dhe presidenti per ta shkarkuar nga detyra. SPAK nuk ka goditur zonjen por sherbimin kjo tregone qe SPAK nuk eshte ne sherbime te vendit por te familjes kriminale Berrisha. Ka pasur me 100000 forma per ta larguar pa demtuar réputation e sherbimit.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sqepari

                  Duhet te vije nje grek qe tna beje biografine e krereve te shtetit!?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Ladi

                    Me çfare kuptohet spak kerkon te dominoje situaten ne Shqiperi duke trembur qe te gjithe...

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Respekte ju qr komunstave

                      Te dashur socialist. Ju qifsha robt. Ju qifsha grat. ju qifsha vajzat. Me respekt, sb

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Punetori

                        Komunistat ta kanë qirë me kohë librin e shtëpisë ty, duke nisur nga gjyshja , mamaja , bile edhe gruan , prandaj mos i shaj baballarët e tu sepse edhe ti je kopil i brigadierit komunist që ta qinte mamin në orar të punës . Ndërsa përsa i përket socialistave , ha ha ha , ata po të qijnë edhe ty në bythë dhe kjo duket nga që po bërtet shumë .

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kumunista

                          Mos e ofendon Berrishen o plehre

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shvejk

                            Ty te ka shkerdhyer gomari robte gruan gocat cfar ke ne familje.

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Lindi

                            Ke ngritur një problem real. Kur dikush nis punë në shish ai kontrollohet nga organe të caktuara, nëse plotson kushtet e pajisjes me certifikatë sigurie? Pasi ai do punojnë me informacion të klasifikuar. Kjo vlen Jo vetem per drejtusin e shish, po dhe per Ministrin e mbrojtjes, Ministrin e jashtme etj. Pyetja, a është marrë informacion per vloren atje ku ajo ka punuar me pare, në kosovë?

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Policia shtetit, renea, shqiponja,interpol Tirana

                              Besa Shahini nē ministrin e arsimit dhe Vlora Hyseni nē shērbimin infornatif janē dy gomarllēqe tē pafalshme tē Qeveris Rama 1234.Dokushdo vē dorēn mbi kushtetutēn e Rep sē Shqipēris pēr tu betuar.Pak ish ministra, kryetar Partish politike, pedagog kemi qē tē importojm tē huaj nē poste kyqe dhe sensitive.Tē gjithē operatorēt e SHISH duhet tē formohen nga CIA ose MI6, dhe jo tē shpikin vjellēsira.( ashtu siq ndodh ne policin e shtetit ku disa formohen dhe specializohen nga fbi).Duhet tē shkēputemi nga bashkpunimi i mētejshēm me Turqin, pasi ēshtē metod pune e prapambetur dhe pa efektshne.Vrasja Azemit, ngjarja 21 janarit, Gērdeci, rasti Balluku, çnenduria Arben Ahmetaj, sudja, vefa, xhaferi, pashaporta art, investitori strategjik, zgjerimi i Greqis nē ujrat tona 6 6 milje, protesta ditore e 117 para parlamentit, godinës sē kryeministris, SPAK, aferat koruptive me pridhimin e armēve, janē tē gjitha gabim i SHISH qē nuk ka ditur tē shoh historikun e tyre dhe tē parandaloj problemin, por ka bērē sehir nē mēnyr konstante.Parandalimi ka qēnē i mundur te sterilizimi, te Alda Klosi, te Monika, te Zverneci por kan preferuar dhe jan mjaftuar me vēnien nē dijeni tē tyre nē rrugē operative dhe zyrtare ashtu si pēr qēndrēn azilkērkuese nē Gjadēr.Sot kemi Arab qē shētisin nē Shqipēri si tē ishin nē Dubai, kishim Iranianēt problematik nē ambasad dhe muxhahdinēt nē Durrēs, kemi Izraelitēt qē na kēshillojn gabimisht me dashje, dhe tē huajt qē blejn dhe shesin prona pa ditur se kush han.Pedofil, vrasēs, depresif, kriminel, armiq apo agjent.Sot pranojm emigrabt tē huaj nē njē kih qē i mohojm tē drejtēn kushtetuese pēr tē punuar, banuar dhe ushqyer shtetasve tanē.Kemi qytetar qē vriten nē Itali, Gjermani, Angli apo Francē dhe SHISH nuk interesohet si ndodhi dhe pse ndodhi, por i merr pērfundimet e nxjerra nga autoritetet e huaja.Sot kemi shpenzime tē tepērta nga ana tyre me zero rezultat ku s'do ishte e nevojshme SPAK po tē bashkpunonte SHISH me ministrin e brendshme, mbrojtjes dhe financēs pēr lēvizjen e çdo zyrtari.Minimumi jetik qē mungon, do bējē qē revolucioni flamingove me aktivist nga shoqēria civile tē vazhdoj.Problemi ēshtē i kuptueshēm dhe i pa realizueshēm qoftē nga kērkesa pēr qeveri teknike nē njërēn anē, dhe tolerimi sabotues pēr planet e qeveris qoftē nē Sazan apo paketa maleve, kufizimi me dy mandate pēr postin e Kryeministrit.Pra SHISH i ka para syve kēto nyje dhe i toleron.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Filqiri

                                O filip te qifsha gruan vajzat dhe cdo vrime qe ke ne fis. Jo per gje po te pastrohet rraca keshtu mor rracshkerdhym

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tung

                                  Nuk lahet m....me shurre. Autori sdi ça kerkon e ça thote.Lereni ne fatin e vet qe ka gatuar.Pergatit shkrimin per arestimin e rradhes se kta kane bere thagma.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Artan

                                    Sì shume e ke perdorur chat gpt :)

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Eksperti

                                      Arrestimi iu dha kur ishte jasht vendit me qellim qe ajo te kishte mundesi te prishte provat. Pse erdhi e qendroi ne Kosove? Nese do te ishte arrestuar brenda vendit, asaj menjehere i duhej sekuestruar telefoni,kurse ajo e mbajti gjithe diten, fshehu prova e fakte qe mbante ne te, dhe ne mbremje u kthye e qete tek SPAK-u!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Proçka

                                        Po kish e tha qe nuk ka çertifikate sigurie znj. Hyseni? Pse ky hamendesim? Apo u be deti kos dhe hajt leshojme edhe nje proçke.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Miku

                                          O z. Filip! A e di ate thenien lapidar: - Ç'pune ben? - Jam kepucar. - Atehere rri te kepuca! Edhe ti o miku im ke filluar te shkruash opinione politike, te cilat, ne gjykimin tim, i ke jashtezakonisht te dobta! Po deshe mendime nga populli, hiq dore nga keto shkrime dhe "rri te kepuca", pra vazhdo e merru me humor. Se ate e ben mire! Miqesisht!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Aqif Shkodrani

                                            E Lipe Lipe,i le shakate,fillove te meresh dhe me politike.Te ka shkuar mendja per ndonje gje?

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kush e ka cakmakun?

                                              Do ta kujtosh VLOREN gjeneral kupto albin,edi,sali.... Kush eshte vlora,cfare ka mbaruar per te qen kryespiune,cfare detyre kane keta rrogtare milioneshe kur ketu hyn derri e dosa,hyn ikbalja e hyjne islamiket hoxhallare te tetoves e kosoves e duan te shkatrrojne e djegin Tiranen,pregatiten molotovet te shqupi dhe keta spiunet nuk dine gje... Si ka mundesi qe sali krimineli di me shume gjera se spaku e shiku,si ka mundesi qe te gjithe dumdumet e vlora raporton me pare te saliu se sa te qeveriu?!!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. !
                                                !!!

                                                Nuk ke bërë dy pyetje sikurse shkruan o Filip, por mbi 50 pyetje, nga fillim deri në fund. Kërkon llogari Shtetit se si e bëri Drejtore të SHIK-ut! Pyetja është absurde sepse ky është i vetmi profesion që në të gjitha vëndet nuk ka transparencë! Ti thua me fjalë të tjera, na thuaj spiunët dhe ata që i drejtojnë! Atë don greku dhe serbi që ti të thuash që sa spiuna ke dhe si drejtohet. Pra indirekt po bën politikën e grekut o Filip dhe ti si patriot i flaktë shqiptar nuk duhet të shkruash në këtë mënyrë, sepse mesa kuptoj nuk po bën humor, por po shkruan serizisht duke akuzuar Shtetin!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Skëndet

                                                  S' ështe me i besueshëm Faslliçi se Vlora.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Turpe

                                                    Zonja ne visite zyrtare , Skapi Berrishes shpalle arrest per zonjen , menduan qe ajo nuk do vinte ne Shqiperi dhe Skapi do kishte mundesi te trillonte ......por zonja erdhi dhe Skapi ngeli...... Skapista qe jeni me keq se plepista e Bufit komunist , nuk gjetet nje forme tjeter per largimin e zonjes , nuk dua te aludoje ne fajesin apo pafajsine por goditjen qe i bete sherbimit.. turpe analfabet. Nje forme e thjeshte , e therrisnit pa djenin e médias , lajmeronit kryeministrin dhe présidentin qe ta zevendesonin dhe ju Skapista bénit punen sic shoku Berrisha ju rekomandon...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Shiku

                                                      Boll bere rolin e budallait. Kush e kontrolloi për sigurinë? Rruga e Elbasanit — Po kush e drejtonte SHISH-in? Rruga e Elbasanit — Po Vlorën kush e kontrollonte? Rruga e Elbasanit Ah, mirë. Tani kuptuam gjithçka.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Partizani

                                                        O Filo je sahanlëpirës i pushteteve.Dikur i P.P.SH më pas i Saliut dhe çfarë bëre në jetë?Ta them unë një vërë në ujë o Filo.Je turpi i patriotizmit,e i gazetaris.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Hakiu

                                                          Nuk ka asnje mister,Kosova e ka shkarku dhe largu nga detyra,mjaftushem per sherbimet e siguris ne Shqipni,tjerat jane manipulim,dhe mshehje e te vertetes.Edi nevojtorja kete e ka ber per inat te Albinit e ne favor te thaqit e opozites ne Kosove,shnet.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. X
                                                            Xha Braho

                                                            O Filip, per te bere ate pune nuk ka nevoje per certificate sigurie, sepse nuk perben veper Penale. Ju kujtohet dikur te Liqeni i Tiranes, dilnin disa perverse dhe fshiheshin neper shkure, duke pergjuar ciftet kur benin seks? Edhe keta prokuroret e SPAK-ut, si njerez me zhvillim te vonuar, kane kenaqesine dhe masturbohen kur lexojne transriptimet erotike te nxjerra nga celularet e sekuestruar. Nuk e kuptoj si mund te quhen prove zbardhja e pergjimeve te telefonave, pa u mbeshtur ne fakte. Si ka mundesi qe e gjithe puna e SPAK bazohet ne materialet e nxjerra nga Telefonat e sekuestruar. Po PSE objekt i punes se SPAK-ut eshte p@dhi i dynjase? Duhet te mesojme sa here e kane vizituar Muzeun e Shtepise me Gjethe keta Dumanet e SPAK-ut? Nuk behet puna me pergjime por me fakte. Si spjegohet qe nuk procedohet per ceshtjet e faktuara me dokumente si 21 Janari, Gerdeci, etjere, apo nuk ka pergjime?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Nesti

                                                              Certifikaten e ka mare ne Beograd , atje ku e ka mare Rama dhe PS qe me 8 Nendor 1941

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. G
                                                                Gjik Gjeta

                                                                Dy Marshall ka evropa Zhukovi dhe Vlora Hyseni . U shkarkuan ne ajer. Nje gje eshte e sigurte kombit shqiptar po ja qine Nenen

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje