U shkarkua zinxhiri komandues i Policisë së Sarandës pas një vrasjeje.
Komisarët ikën. Përgjegjësit u shkarkuan. Zinxhiri komandues u këput.
Por jo tamam.
Shefi i Komisariatit të Sarandës, në vend që të mbetet pa detyrë, u çua shef komisariati në Dibër.
Pra, shkarkimi funksionon kështu:
— Ke dështuar në Sarandë?
— Shko drejto Dibër!
— Ke humbur kontrollin e situatës?
— Merr një komisariat tjetër!
— Të hoqën nga posti?
— Po, por vetëm nga ai post.
Ky nuk është shkarkim. Është transferim me dekoratë.
Në administratën shqiptare, përgjegjësia nuk të heq nga puna. Të heq vetëm nga adresa.
Sot shef në Sarandë. Nesër shef në Dibër.
Nëse vazhdon kështu, pasnesër mund të jetë drejtor në Tiranë.
Dhe kështu zinxhiri komandues nuk këputet fare. Vetëm zgjatet.
*Ky shkrim është pjesë e një formati të ri humoristik dhe satirik nën logon Hosteni .
Ata qe e njohin shqiperine e dine se shume njerez qe u shkarkuan u lane disa kohe ne qetesi dhe filluan pune diku tjeter,Kjo eshte krejt normale ne kete vend kriminal te pashprese!
Me fal , po e ke shkruar gabim , ministri tha " Do shkrihet zinxhiri komandues i Sarandes" dhe jo "do shkarkohet"......eshte nje veprimtari e ministrise se brendshme , shkrin zinxhira dhe shet skrap e nxjerr ca te ardhura per te mbuluar rrogat....!!!!
Fiks. Një inspektore tatimorë keqpërdori pozicionin për të gjobitur. Shkelje të pafundme...Gjykata me dha të drejtë ama asnjë pasojë për inspektoren e tatimeve që nxorri gjobë në kundërshtim me faktet.
inspektoret e tatimeve nuk punojne paga mesatare 85000 te reja bakshishe, 80% e ceshtjeve qe ngrihen nga biznesi nuk zgjidhen,mbi 500 taksidare kot,felliqsirat dine te vene gjoba nga zyra te paafte duhet shkundje shkundje por tames i ka shkuar pordha shummmmmmmm shtrenjt,ka Zen berishen kryetar mafie qe po gllaberon shqiperine jane rehat te dy
Epo shyqyr. Thua të kthehet Tema e dikurshme?!?! Do Zoti e vazhdoni kështu
... shume bukur...
Bukur, ky tipi ka lindur vetem per shef, ndonese shkarkohet.per paaftesi, keshtu ne nuk bejme kurre shtet vetem rrum-palle. ky tipi duhet lene pa pune qe te vene mend te tjeret
Këtu ka 30 vjet që i njëjti zinxhir komandues dridhet si tespije nga Inari i vendit.