Dita e 116-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Kërkojnë dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kry...
"Kështu janë infot…Tao shoku"/ Ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi 23 Shtator...
Marshimi nëpër Tiranë, efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e kri...
Sipas tij, kryeministri Rama po bën gjithçka që PD të privohet nga jeta parlamentare dhe komponenti i saj parlamentar.
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përjashtuar opsionin e bojkotit të Parlamentit. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ai u shpreh se kjo gjë do i jepte avantazh Edi Ramës, duke shtuar se grupi parlamentar i PD-së do i japë përgjigjen e merituar.
Sipas tij, kryeministri Rama po bën gjithçka që PD të privohet nga jeta parlamentare dhe komponenti i saj parlamentar. Kjo duke shtuar se mohohen njëra pas tjetrës të drejtat më themelore kushtetuese me qëllim që roli i PD-së dhe funksionet si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë të asgjësohen.
Sali Berisha: Dhe në atë zyrë, siç pohon dhe ai vetë, janë të filmuar, të regjistruar një numër i madh ministrash, zyrtarësh të lartë, gjyqtarë, prokurorë, të cilët faleshin dhe qanin hallet tek Ergys Agasi. Merrnin emërime dhe shkarkime sipas vendimeve të tij të përcjella. Janë një seri skandalesh, ua them këtu dhe ju i keni parë sigurisht, që presin radhën të dalin. Por sot më shumë se kurrë, lipset që PD, forcë kryesore politike opozitare, të ndërmarrë të gjithë përpjekjet e saj për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, për përmbysjen e këtij regjimi.
Koha fton sot çdo demokrate e demokrat, të gjithë mbështetësit tanë, të ngrihen në këmbë dhe me të gjitha mjetet demokratike të përballen me këtë regjim.
Të dashur miq, sot ne kishim një mbledhje të zgjatur të grupit parlamentar.
E vërteta është se, të drejtat themelore kushtetuese të deputetëve shkelmohen dhe nuk respektohen. E vërteta është se, Edi Rama bën gjithçka që PD të privohet nga jeta parlamentare dhe komponenti i saj parlamentar. Mohohen njëra pas tjetrës të drejtat më themelore kushtetuese me një qëllim të vetëm, që roli ynë, funksionet tona si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë të asgjësohen.
Në këtë kuadër, vendimi më i lehtë i kësaj partie do të ishte bojkoti i parlamentit.
Por unë kam qenë dhe mbetem i bindur, mbetem thellësisht i bindur se ky do ishte një avantazh për Edi Ramën. Ky do përbënte një avantazh për Edi Ramën, sot i damkosur më shumë se kurrë. Çdo njëri nga ne duhet ta ketë të qartë se ai lufton për ekzistencën e tij dhe e di që nga ajo karrige, për atë nuk ka vend tjetër përveçse në qeli me dhjetëra e dhjetëra vite burg për krimet monstruoze që ka kryer.
E them këtë për ta pasur të qartë secili nga ne se ai është i aftë për gjithçka për të ruajtur pushtetin e tij, për të ruajtur karrierën e tij. Megjithatë, me gjithë këtë situatë shumë të vështirë në parlament, grupi parlamentar do të përshtatet, do të arrijë t’i japë përgjigjet e merituara. Thashë edhe njëherë, ne në parlament jemi në kushte shumë të vështira, por në këto kushte ne duhet t’i japim atij po në parlament përgjigjet më të forta të mundshme që mund t’i japim./Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni e ka pajisur Ergys Agasi...
Zegjine Caushi TIRANË- Një përplasje verbale ka ndodhur ditën e sotme jashtë zyrave të Kuvendit mes deputetes së PS-s&e...
Foto ilustruse Nisma e PS-së për reformën territoriale u fut në kalendarin e punës së Kuvendit pa pritur përfundimin e k...
Ferit Hoxha SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm ...
Tedi Blushi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka dërguar një kërkesë z...
Një protestë e studentëve në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Partia Demokratike e Kosovës (PDK...
Ferit Hoxha dhe Dame Karen Pierce SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Nju Jork të Shteteve t&e...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës KOSOVA- Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Grupit të PD se do kërkojnë dorëheqjen ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se një specialist i IT-së në Shërbimin Informativ të Shtetit k...