Prej tre ditësh kombëtarja shqiptare po përgatitet në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë për sezonin e ri të Ligës së Kombeve, që të shtunën i vendos përballë Bjellorurisë. Si rrallherë kuqezinjtë konsiderohen favoritë në grup dhe objektiv është vendosur vendi i parë dhe rikthimi nga Liga C në Ligën B.
“Objektivi ynë është vendi i parë, duhet të jemi në fokusim çdo ndeshje. Të mos nënvlerësojmë asnjë kundërshtar sepse sot çdo kundërshtar është shumë i fortë. Kur të futesh në fushë je 11 kundër 11. Duhet vlerësuar në maksimum, por jo mbivlerësuar. Ne kemi shumë besim sepse kemi grupin shumë të mirë dhe kemi shumë besim që do të dalim me sukses,”-u shpreh Taulant Seferi, sulmues i Kombëtares.
Taulant Seferi, por edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares Mirlind Daku, nënkuptuan se në periudhën e Sylvinho-s nuk janë ndjerë të vlerësuar sa duhet në përfaqësuese.
“Përshtypje na ka lënë sepse të gjithë çunat që jemi të grumbulluar, jemi si të themi… jemi… më herët nuk e kemi ndjerë këtë rëndësi secili lojtar. Tani po e ndjen që secili lojtar e ka rëndësinë e vet këtu në ekipin kombëtar. Kjo më ka bërë të ndihem më mirë se më herët që kemi qenë. Këtë mund të them,”-u shpreh Mirlind Daku, futbollist i Kombëtares.
“Përpara kemi qenë më shumë në anën difensive, e kemi pritur kundërshtarin më shumë. Shpresoj që këto që punojmë me trajnerin Maran, të dalin edhe në lojë. Po na pëlqen të gjithë futbollistëve ky sistem dhe shpresoj t’ja dalim me sukses,”-tha Seferi.
Pas Feta Fatait i cili mori vendin e Qazim Laçit, Klevi Qefalijas i cili u thirr në vend të Adrion Pajazitit, në Kombëtare është futuar edhe mbrojtësi i Dinamos Ysni Ismaili, i cili ka marrë vendin e Ivan Balliut që mungon gjithashtu për shkak dëmtimi. Tre ditë pas ndeshjes me Bjellorusinë kombëtarja luan në transfertë kundër San Marinos dhe po në tranfertë me Finlandën, ndërsa sfida e fundit në këtë fushatë të Ligës së Kombeve është kundër San Marinos në ‘Air Albania’.
U dhjefsha mu në Marrashin nga Italia, ai vetëm trajner nuk është, por është një copë Muti që e ka vënë aty Duka i Krimit.
KAM EMPATI PËR TË DY, POR NDËR JU FUTBOLLISTËT E KOMBËTARES KA JO PAK QË NUK DINË SE C´TË BËJNË ME TOPIN KUR U VIJE NË KËMBË DHE ME LOJTARË TË TILLË KA HALL EDHE PËRZGJEDHËSI. KY MANA, TALIANI, LA JASHTA GRUMBULLIMIT HASANIN, I RRALLI QË DI TË MBAJË TOPIN DHE GODET SI DUHET, ME FUQI TË PLOTË. NGA NJË TRLISJE ME TOPIN E AJETIT, FATMIRËSISHT, KALOI NË KËMBËT E MANAJT. DUHESHTE TË KISHTE SHËNUAR GOL AJETI, POR TELASHET ME TOPIN
Akoma pa filluar ndeshjet filloi dhe pordha e kombetares tone??? Po nuk ju rri do goja pa ngrene ... por te ulni koken e te sterviteni fort qe te na i mbyllni gojen ne me lojen tuaj??? Hiqni dore nga deklaratat se jane lojtare me emer, kombetare qe kane fituar Europianin, Boterorin dhe kompeticione te tjera dhe nuk fryhen si puna jone????????????
More kara po silvinjo iua dha shancin e ju bete nje mut .Daku gjithmone i demtuar Seferi s’ka shpejtesine e duhur per nivele te larta prandaj luan me skuadren e fshatit Harrum ne Turqi .mos te harroje Daku shancet e pastra qe humbi pastaj na futi dhe ne bela me UEFA.nashi keta futbollistet jane djem qe i bien topit por hiqu topin jane thjesht djem te rinj shumica pa shkolle prandaj deklaratat e tyre nuk duhen marre. Per baze .
Kari te hyfte ne byth dhe ne pidh te gocave
Unë mendoj se është heret për ta vlersuar ketë trajner. Loja që bëri Kombëtarja nën Silvinjon ka hyr në histori dhe do te na mungoj si dhe golat. Pastaj pikët janë rekord etj... SIVLI gaboj në fund dhe i kushtoj. Maran ka nis keq, ta shofim sa vlen ne eliminatore...