Macron nderon në New York legjendat e kinemasë, De Niron dhe Scorsesen

23 Shtator 2026, 12:03Lifestyle TEMA
Macron nderon në New York legjendat e kinemasë, De Niron dhe Scorsesen

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të martën në mbrëmje në New York, nderoi dy figura të mëdha të kinemasë amerikane, Martin Scorsesen dhe Robert De Niron, për “përkushtimin e tyre ndaj filmit dhe ruajtjes së tij”.

Macroni i dha regjisorit 83-vjeçar Martin Scorsese gradën e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit.

Scorsese ka punuar për dekada në restaurimin e trashëgimisë kinematografike botërore dhe në mbështetje të kinemave të pavarura.

Ndërkohë, aktori 83-vjeçar Robert De Niro, i cili ka bashkëpunuar me Scorsesen në 10 filma të rëndësishëm, përfshirë “Taxi Driver” dhe “Goodfellas”, u nderua me gradën Oficer i Legjionit të Nderit për “përkushtimin e tij ndaj edukimit kinematografik dhe krijimtarisë së pavarur audiovizuale”.

Aktori Leonardo DiCaprio ishte ndër të ftuarit në ceremoninë e zhvilluar në Villa Albertine, rezidenca kulturore franceze në zemër të Manhattanit.

Presidenti francez, i cili kishte udhëtuar në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 7 shtator në jug të Francës kishte organizuar më herët samitin “Lumiere”.

Qëllimi i tij ishte të mbështeste industrinë e filmit, e cila po përballet me sfida nga inteligjenca artificiale dhe platformat e transmetimit online.

1 Komente

  1. K
    Keshtu qe po, bravo

    Bravo Macron !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje