E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vijon prej mbrëmjes së djeshme zjarri në Gjirin e Lalëzit, zjarrfikësit nuk arrijnë ta shuajnë

Prej mbrëmjes së djeshme, një vatër zjarri vijon të jetë aktive në zonën e Gjirit të Lalëzit, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve ende nuk kanë sjellë vënien e plotë të situatës nën kontroll.

VIDEO

Dhjetëra zjarrfikës dhe 11 mjete janë angazhuar gjatë gjithë natës për izolimin e zjarrit. Megjithatë, pas orësh ndërhyrjeje, flakët vijojnë në zonën e pyllëzuar kodrinore, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e operacionit dhe mënyrën se si po menaxhohet situata në terren.

Terreni i vështirë është një prej faktorëve që e komplikon ndërhyrjen, por fakti që zjarri vijon aktiv pas një nate të tërë pune tregon se operacioni ende nuk ka arritur objektivin kryesor, shuarjen dhe izolimin e plotë të vatrës.

Reklamë

Gjiri i Lalëzit është një prej zonave më të frekuentuara të vendit, ç’ka e bën situatën edhe më shqetësuese.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.