Vendi
Aksident në Qafë Buall–Krastë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Qafë Buall–Krastë, në Martanesh.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet dyshohet se ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Nga informacionet e para dyshohet për një viktimë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe ambulanca e Spitalit të Bulqizës.
Pritet ndërhyrja e ekipeve në terren për të nxjerrë personat nga automjeti dhe për të përcaktuar përfundimisht pasojat e aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




