E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Goditen pikat e karburantit, Rusia ndërmerr sulme ajrore në kryeqytetin ukrainas

Rusia sulmoi me dronë Kievin herët të mërkurën, duke goditur dy pika karburanti dhe disa zona të tjera të kryeqytetit. Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Gjithashtu, u sulmuan linjat hekurudhore në Kiev dhe një punonjës u lëndua.

Shpërthime u dëgjuan në qytet dhe u pa tym në disa zona.

Sipas autoriteteve, Rusia po përdor gjithnjë e më shumë dronë më të shpejtë, të cilët janë më të vështirë për t’u ndaluar.

Reklamë

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takua me Presidentin amerikan Donald Trump në Neë York. Ata diskutuan mundësinë e një armëpushimi që do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Zelensky tha se Ukraina është gati për një marrëveshje të tillë, nëse edhe Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.