Nga Vllaznia te Kombëtarja, 2 lojtarët marrin ftesat e rendësishme

Vllaznia ka marrë një tjetër lajm të rëndësishëm në prag të ndeshjeve të ardhshme, teksa dy prej futbollistëve të saj janë grumbulluar nga kombëtaret respektive.
Bëhet fjalë për Cristian Dros dhe Francois Dulysse, të cilët do të lënë përkohësisht skuadrën shkodrane për t’iu bashkuar përfaqësueseve të tyre.
Dros është ftuar nga Kombëtarja e Moldavisë, ndërsa Dulysse do të jetë pjesë e Kombëtares së Haitit. Të dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion të ekipeve të tyre për ndeshjet zyrtare që do të zhvillohen në ditët në vijim.
Klubi shkodran ka bërë të ditur zyrtarisht grumbullimin e dy futbollistëve, duke u uruar atyre suksese me kombëtaret përkatëse.
Ky është një tjetër vlerësim për lojtarët e Vllaznisë, ndërsa klubi vazhdon të përfaqësohet edhe në arenën ndërkombëtare përmes futbollistëve të tij.




