Zjarr pranë aeroportit të Vlorës, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr ka përfshirë një stan në zonën e Akërnisë, pranë aeroportit të Vlorës.
Mësohet se nga flakët është djegur stani, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime të bagëtive.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa shkaqet e sakta mbeten ende për t’u përcaktuar.
View this post on InstagramReklamë
Situata është favorizuar edhe nga bimësia e thatë në zonë, ndërsa era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje. Dy mjete zjarrfikëse po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat përreth.
Banorët thonë se situata është kritike.
“Situata duket keq, stanet u dogjën. Aeroporti akoma…rrezikon nëse flaka kalon rrugën”, thotë një banor.
“Situata është shumë keq. Vëllait iu dogj stani. Iu dogj gjithë ai kapital. Rrezik ka aeroporti dhe fshati tani. Kemi frikë se kemi fëmijë”, thotë një banor tjetër.




