E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Fenomeni kinez i notit! 13-vjeçarja sfidon rekordin botëror

(251111) -- SHENZHEN, Nov. 11, 2025 (Xinhua) -- Yu Zidi of Hebei reacts after the women's 200m individual medley final of swimming event at China's 15th National Games in Shenzhen, south China's Guangdong Province, Nov. 11, 2025. (Xinhua/Chen Yichen)

Notarja kineze Yu Zidi po shkruan një nga historitë më të veçanta të Lojërave Aziatike 2026.

Vetëm 13 vjeçe, sportistja e talentuar fitoi medaljen e artë në 200 metra stil i përzier, duke regjistruar kohën 2 minuta, 6 sekonda e 10 të qindtat (2:06.10).

Kjo kohë ishte e mjaftueshme për të vendosur një rekord të ri të Lojërave Aziatike dhe rekord aziatik, ndërsa Yu Zidi u ngjit në vendin e dytë në renditjen e të gjitha kohërave në këtë disiplinë.

Përpara saj qëndron vetëm rekordi botëror i kanadezes Summer McIntosh, prej 2:05.70. Pra, vajzës kineze i munguan vetëm 40 të qindtat e sekondës për të vendosur një rekord të ri botëror.

Reklamë

Por kjo nuk ishte paraqitja e saj e vetme spektakolare në Tokio. Një ditë më parë, Yu kishte triumfuar edhe në 200 metra flutur, me kohën 2:05.08, duke vendosur një tjetër rekord të Lojërave Aziatike.

Yu Zidi ishte bërë histori edhe në vitin 2025, kur në moshën vetëm 12-vjeçare fitoi medalje bronzi me Kinën në stafetën 4×200 metra stil i lirë në Kampionatin Botëror, duke u bërë medalistja më e re në historinë e këtij kompeticioni.

Tashmë, 13-vjeçarja kineze është vetëm një hap larg rekordit botëror dhe paraqitjet e saj kanë bërë që emri i Yu Zidi të konsiderohet ndër më premtuesit e brezit të ri të notit botëror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.