Masakër në Durban, dy të armatosur hyjnë në një shtëpi dhe vrasin 11 persona, përfshirë një grua shtatzënë

Njëmbëdhjetë persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë, u vranë pasi dy persona të armatosur hynë në një banesë në Durban, në pjesën lindore të Afrikës së Jugut, dhe hapën zjarr. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i provincës KwaZulu-Natal, Thamsanqa Ntuli.
Sipas autoriteteve, viktimat ishin mbledhur në banesë pak para orës 23:00, kur dy sulmuesit hynë dhe nisën të qëllonin. Dy persona arritën t’i mbijetonin sulmit, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia bëri të ditur se disa prej viktimave ishin nën vëzhgim për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete të paligjshme. Autoritetet nuk dhanë detaje të tjera, duke argumentuar se informacioni mund të dëmtonte hetimin që ka nisur.
Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë që sulmi të jetë rezultat i një konflikti mes grupeve rivale. Deri tani, motivi i saktë dhe identiteti i autorëve nuk janë konfirmuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojn




