E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Paralajmërimi i NATO-s: Putini është i paparashikueshëm, i gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

Presidenti rus Vladimir Putin po bëhet “gjithnjë e më i paparashikueshëm, i rrezikshëm dhe i gatshëm të marrë rreziqe”, ndërsa lufta në Ukrainë vijon dhe Moska përpiqet të përçajë aleatët perëndimorë. Paralajmërimi vjen nga zëvendëskomandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali britanik Sir John Stringer.

Duke folur për Associated Press gjatë një konference sigurie në Estoni, Stringer u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të tregohen veçanërisht të kujdesshme.

Sipas tij, Rusia mund të përpiqet ta provokojë NATO-n për të shkaktuar një reagim të tepruar.

Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar se Rusia mund të synojë vende të NATO-s me sulme të qëllimshme, të cilat më pas mund të paraqiten si aksidente.

Reklamë

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar përgatitjen e një plani për mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulmet me dronë dhe ato kibernetike.

Megjithatë, jo të gjithë zyrtarët evropianë ndajnë të njëjtin vlerësim. Një zyrtar britanik i mbrojtjes, në kushte anonimiteti, tha se Londra nuk beson se Putin po kërkon një përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n. Edhe presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, deklaroi se nuk ka vërejtur grumbullim të forcave ruse pranë kufijve të vendeve baltike.

Në të njëjtën linjë, ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, hodhi poshtë shqetësimet se Rusia po përpiqet të testojë aleancën, duke deklaruar se Putin nuk dëshiron një konflikt me NATO-n.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia mund të tentojë të godasë një tjetër vend evropian me dronë, raketa apo edhe me një operacion tokësor, me synimin për të përçarë Perëndimin dhe për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.