web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit me Ergys Agasin

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit me Ergys Agasin CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas hetimeve të SPAK-ut, dëshmohet një marrëdhënie që shkon përtej asaj profesionale mes Agasit dhe Hysenit. Komunikimet tregojnë se Hyseni e ka informuar atë mbi lëvizjet dhe takimet e saj institucionale, përfshirë ato me Kryeministrin Edi Rama.

10 artikuj për këtë temë.

6 ORE ME PARE

Ekskluzive/ Si u zbërthye Vlora Hyseni nga Ergys Agasi

Ditën e djeshme, SPAK-u njoftoi se kishte kryer një operacion të gjerë në lidhje me ndalimin e disa personave, përfshirë këtu një masë "arrest shtëpie" dhënë për kreun e SHISH-it, Vlora Hyseni.

Gjithashtu person i pandehur në hetim është marrë edhe Ilir Proda, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe u dha masa arrest me burg për ish-shefin e sektorit të polisë Shkencore, Fatjon Kalluci, si dhe punonjësi i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.

Në fakt, në media po rrjedhin disa informacione se janë sekuestruar servera, video e të tjera, të cilat kanë zbuluar marrëdhënien e Vlora Hysenit.

Jo, kjo është një "fake news".

Marrëdhënia e Vlora Hysenit me Ergys Agasin është zbërthyer në disa biseda ku një prej tyre është e datës 22.08.2026.  

Sipas të dhënave të siguruara nga GJKKO nëpërmjet materialeve të çuara si provë nga SPAK-u, gjatë kohës që Ergys Agasi ka qenë një person në kërkim për rreth dy muaj, ka pasur komunikime intensive me Vlora Hysenin.

Sipas të dhënave zyrtare dhe dokumenteve që ndodhen në dosjen hetimore, Ergys Agasi komunikonte me Vlora Hysenin dhe kjo e fundit i jepte në momente të vazhdueshme informacion ku do të shkonte, kë do të takonte dhe deri te shprehjet: “Sa sh gjera na Kane bere ne.... Te gjitha shpirt... O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim..... Problemi eshte koha... Sa konsistenc kemi...”, "Po më presin me shku te km..... Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate". Më datë 24.08 2026 "Neser duhet ta takoj km ne 8:30".

Nga ana tjetër, CNA ka mundur të verifikojë se ka qenë vetë momenti i arrestimit të Ergys Agasit që ka çuar në zbërthimin e plotë të skemës së Vlora Hysenit.

Për të gjithë ata që pyesin cili ka qenë nxitimi për t'i dhënë masën e sigurisë Vlora Hysenit, e vërteta është se disa ditë më parë ajo është thirrur në SPAK, është marrë në pyetje, por vetëm në ditët e fundit është mundur të zbërthehet plotësisht telefoni i personit të ndaluar, Ergys Agasi, i cili u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, në shoqërinë e ish-efektivit Uljan Shpataraku, i cili po ashtu u arrestua.

Gjithashtu është marrë edhe telefoni i personit të dytë, pra ish-efektivit Uljan Shpataraku. Nga këto dy telefona janë mundur të zbërthehen lidhjet me Vlora Hysenin dhe me Ilir Prodën.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA, Ergys Agasi ka pasur një marrëdhënie intensive me drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, deri te komunikimet me zemër e shpirt dhe tek informacionet që shkëmbenin me njëri-tjetrin.

Pra, telefoni i kapur i Ergys Agasit ditën e arrestimit të tij në Golem, në Durrës, pas një operacioni të gjerë të filluar në Elbasan, ka qenë dhe çelësi që ka hapur kasafortën e skandaleve dhe marrëdhënies së tij me kryetaren e SHISH-it.

Gjithashtu, telefoni tjetër i shtetasit Uljan Shpataraku ka zbërthyer komunikime të vazhdueshme edhe me Ilir Prodën, drejtorin e Policisë së Shtetit.

Ergys Agasi gjatë kohës që Policinë e Shtetit e drejtonte Ilir Proda nuk u ndalua dhe nuk u gjet apo bë i pamundur arrestimi i tij.

Me ikjen e Prodës u bë arrestimi i Ergys Agasit, u kapën telefonat dhe u zbërthye edhe marrëdhënia, provat në lidhje me Vlora Hysenin, kryetaren e SHISH-it./ CNA

6 ORE ME PARE

“Krejt këta njerëz, dua që të paguajnë”/ Me kë është e mllefosur Vlora Hyseni?

CNA zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore që tregojnë lidhjen e Ergys Agasit me Vlora Hysenin. Në një nga komunikimet me Agasin, Vlora Hyseni shprehet: “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë”, “Zemër thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot”. “Të gjithë ne”. “Do përfundojmë keq, shpirt”.

"Nga përmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e një lidhjeje personale dhe e vazhdueshme e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur shtetasi Ergys Agasi ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia.

Në disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtpërdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve të drejtësisë që po e ndiqnin penalisht duke përdorur shprehje si:

'Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë', 'Zemër thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot'. 'Të gjithë ne'. 'Do përfundojmë keq, shpirt'.

Këto komunikime, të vlerësuara në tërësinë dhe në kronologjinë e tyre, tregojnë jo thjesht një lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me qëndrimin dhe interesat e personit nën hetim ndaj procedimit penal që do të zhvillohet kundër tij si dhe gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë e për ta ndihmuar gjatë kohës që ai ishte në kërkim, duke vënë kështu në dispozicion cilësinë e saj zyrtare dhe kapacitetet e institucionit që drejton, në këtë linjë veprimi ajo shpreh jo vetëm solidaritet, por edhe gatishmërinë për ta ndihmuar. Në një bisedë mes tyre para arrestimit të shtetasit Ergys Agasi ajo i shkruan këtë mesazh: 'Zemër thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne'”, thuhet në dosje.  

7 ORE ME PARE

Jo vetëm bashkëpunëtor, Ergys Agasi merrte dhe diktonte informacionin

CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin dhe Vlora Hysenin. Nga komunikimet e zbardhura kuptohet që Vlora Hyseni ishte një person i afërt me Ergys Agasin, të cilin e informonte për çdo takim me zyrtarë të lartë duke nisur nga kryeministri Edi Rama, te kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, etj., apo dhe për udhëtimet jashtë Shqipërisë.

Në dosje theksohet se ashtu siç rezulton nga bisedat Ergys Agasi nuk ishte vetëm në rolin e "bashkëpunëtorit", por në të kundërt është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë.

Vlora Hyseni u vetëdorëzua një ditë më parë në Morinë pas masës arrest shtëpie dhe pezullim i detyrës të vendosur nga GJKKO.

Hyseni akuzohet për veprat penale “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”./ CNA

7 ORE ME PARE

“O shpirt, sa shumë gjëra na kanë bërë”/ Bisedat e Hysenit para arrestimit të Agasit: Situatë që do t’ia hedhim

Zbardhen detaje të reja në vijim të komunikimeve ekskluzive të raportuara nga CNA, mes emrit të njohur për drejtësinë, Ergys Agasi dhe drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Hyseni duket se është treguar e afërt me Agasin, asokohe në kërkim, teksa në mesazhet e datës 22 gusht 2026, ajo i shkruan:

“Sa shumë gjëra që kanë bërë ne...Të gjitha shpirt..O shpirt...Kjo është një situatë që do t’ia hedhim...Problemi është koha...Sa konsistencë kemi”.

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

Në mes të komunikimeve të tyre në aplikacionin “Signal”, janë evidentuar 508 telefonata dhe mesazhe të shkëmbyera në rreth dy muaj mes Hysenit dhe Agasit./CNA 

 

7 ORE ME PARE

“Më thirri me u taku të hënën”/ Skënder Hita, në komunikimet Agasi-Hyseni

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Në dosje janë zbardhur komunikime të ndryshme mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, ku drejtuesja e SHISH i jep informacion në lidhje me takimet me zyrtarë të lartë.

Ndër komunikimet mes Hysenit dhe Agasit shfaqet edhe emri i kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Vlora Hyseni i tregon Agasit për një takim që kishte me Hitën.

“Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe me mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se: 'Skënderi më thirri me u taku të hënën (Skënder Hita drejtori i përgjithshëm i policisë). Të shpresojm që ka porosit km'”, thuhet në dosje./ CNA

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

 

7 ORE ME PARE

“Çfarë na bënë o Zot”/ Vlora Hyseni i tregon Agasit takimin me Ramën: 1 orë, nuk rri më shumë me të

CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas detajeve nga dosja hetimore, janë zbardhur komunikime mes Agasit dhe Vlora Hysenit.

Kjo e fundit duket e trembur nga lëvizjet e SPAK-ut dhe i dërgon mesazh Agasit: "Çfarë na bënë o Zot".

Më tej në komunikime, Hyseni i jep informacion në lidhje me takimin me kryeministrin Edi Rama.

"Po më presin me shku te km..... Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate". Më datë 24.08 2026 "Neser duhet ta takoj km ne 8:30", thuhet në dosje./ CNA

 

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

7 ORE ME PARE

EKSKLUZIVE/ Biseda private në aplikacionin “Signal”, Hyseni dhe Agasi 508 telefonata dhe video

Zbulohen detaje me rëndësi në komunikimet e zhvilluara mes emrit të njohur të drejtësisë, Ergys Agasi, dhe ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Bazuar në dyshimet e SPAK-ut, komunikimet e tyre i tejkalonin bisedat profesionale.


CNA ka mësuar se komunikimi mes Hysenit dhe Agasit ka qenë periodik dhe i tejzgjatur në kohë, duke përfshirë jo vetëm telefonata të thjeshta, por edhe telefonata me video (video-call).

Po ashtu, komunikimet përfshinin edhe dërgim e marrje fotosh e videosh.

"Në këtë pikë duhet të theksohet se komunikimi i Kreut të SHISH, shtetases Vlora Hyseni, me personin nën hetim Ergys Agasi, deri në atë kohë dhe në kërkim nga drejtësia, është periodik (i përditshëm) dhe i tejzgjatur në kohë bisede duke perfshirë jo vetëm telefonata të thjeshta (vioce call), por dhe telefonata me video (video call) dhe dërgim e marrje fotosh e videosh, gjë që rrëzon alibinë e bashkëpunëtorit të pretenduar nga deklarimi i shtetases Hyseni".

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

Në total, për periudhën 28.06.2026 deri më 26.08.2026, data e arrestimit të Ergys Agasit, nëpërmjet aplikacionit "Signal", janë regjistruar në total: 70 thirrje hyrëse Vlora-Ergys; 17 thirrje dalëse Ergys- Vlora; 28 thirrje të humbura (missed calls), 25 thirrje pa përgjigje, Ergysi nuk i përgjigjet Vlorës, por edhe disa thirrje të refuzuara, theksohet në dosje. 

Sipas dosjes, në komunikimet e ruajtura në funksionin BIOME të aparatit telefonik të Ergys Agasit janë të ruajtura gjithsej 508 forma komunikimi, me telefon, video, komunikime të regjistruara me zë, si edhe mesazhe të formave të ndryshme ndërmjet këtyre dy shtetasve për periudhën e sipërcituar.

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

Për më tepër, nga dosja hetimore rezulton se për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Hyseni nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit./CNA

7 ORE ME PARE

Zbardhen komunikimet mes Hysenit dhe Agasit/ Si e informonte për takimet me Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë

Janë zbardhur detaje nga komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, të cilat, sipas hetimeve të SPAK-ut, dëshmojnë një marrëdhënie që shkon përtej asaj profesionale.

Komunikimet tregojnë se Hyseni e ka informuar atë mbi lëvizjet dhe takimet e saj institucionale, përfshirë ato me Kryeministrin Edi Rama. Në një prej mesazheve ajo shkruante:

"Po me presin me shku te km..... Jo mo zemer une një ore nuk rri me shume me ate", ndërsa më datë 24.08.2026 i komunikonte se "Neser duhet ta takoj km ne 830".

Po ashtu, ajo e ka njoftuar për itinerare dhe takime me partnerë ndërkombëtarë, duke i shkruar:

"Me doli nje takim urgjent... Me sauditet... Kthehem nesër ne ks prape".

Nga hetimet rezultojnë gjithashtu përpjekje për të ndihmuar Agasin në instanca të tjera. Në një mesazh të datës 19.08.2026, ajo e informon se do të takojë Skënder Hitën, kreun aktual të Policisë së Shtetit:

"Skenderi me thirri me u taku te hënën...(Skënder Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)... Te shpresojm qe ka porosıt km..."

Bashkëpunimi i saj me personin në kërkim duket edhe te mesazhi i datës 22.08.2026, ku ajo shkruan:

"Sa sh gjera na Kane bere ne.... Te gjitha shpirt... O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim..... Problemi eshte koha... Sa konsistenc kemi...".

Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan edhe informacion paraprak, duke i shkruar personit nën hetim, Ergys Agasi.

"Taulant Balla kryetar kuvendi.... Keshtu Jane infot... Bela me Taon shoku" (ku nënkuptohen deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)."

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

Këto shkëmbime të zbardhura nga SPAK-u përbëjnë goditjen më të rëndë ndaj besueshmërisë institucionale, duke zhveshur detyrën e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe duke provuar siç zbardhet në komunikime se si strukturat më të larta të sigurisë kombëtare përdoreshin në shërbim të individëve të inkriminuar dhe të shpallur në kërkim, siç ishte rasti i Ergys Agasit./ CNA

8 ORE ME PARE

EKSKLUZIVE/ Në makinë iu gjetën diagrame me të dhëna nga SHISH, Agasi: I lashë t’i gjente SPAK-u

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

CNA ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës një ditë më parë u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Nga dosja zbulohet se në 20 korrik të 2026 në ambientet e "Equos Resort" Tiranë, u sekuestrua mjeti me targë GG444AA, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi. Brenda tij, me procesverbalin e datës 22.07.2026, u sekuestruan, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në të cilat paraqiten diagrame me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Sherbimi Informativ i Shtetit.

Gjatë seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, vete Ergys Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë këto sende me qëllim që t'i gjenin organet e Prokurorisë së Posaçme.

“Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se me datë 20.07.2026, në ambientet e "Equos Resort" Tiranë, u sekuestrua mjeti me targë GG444AA, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi. Brenda tij, me procesverbalin e datës 22.07.2026, u sekuestruan, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në të cilat paraqiten diagrama me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Sherbimi Informativ i Shtetit. Gjatë seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, vete Ergys Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë këto sende me qëllim që t'i gjenin organet Prokurorisë së Posaçme”, theksohet në dosje.

“Kasaforta” e skandaleve dhe marrëdhënia e Vlora Hysenit

Më tej, në dosjen hetimore nënvizohet se Vlora Hyseni ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin.

“Më datë 18.09.2026, e pyetur në cilësinë e personit me dijeni për veprën penale, shtetasja Vlora Hyseni ka pranuar komunikimin e vazhdueshem me Ergys Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, ka deklaruar se ai i ka ofruar "bashkëpunim", ka mohuar takime fizike apo faktin që Agasi të ketë siguruar informacione nga Shërbimi Informativ i Shtetit, dhe është zotuar të kthejë përgjigje zyrtare, me shkresë të klasifikuar, mbi origjinën e diagrameve të sekuestruara”, thuhet në dosje.

Në dosjen hetimore, sipas SPAK-ut, Ergys Agasi nuk ishte vetëm në rolin e "bashkëpunëtorit", por në të kundërt është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë./ CNA

8 ORE ME PARE

“Zemër, duhet të koncentrohemi. Do përfundojmë keq, shpirt”/ Zbardhen mesazhet Hyseni-Agasi

Zbardhen komunikime mes emrit të njohur për drejtësinë, Ergys Agasi, dhe ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Bazuar në raportime mediatike, SPAK-u tanimë pretendon se marrëdhënia mes tyre ka qenë më shumë se profesionale.

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi tek halli jot”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”, kanë qenë disa nga fragmentet e komunikimeve mes tyre.

Mësohet se më datë 18 shtator, Hyseni është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit si person në dijeni, teksa kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e saj kishte rreth 5 ditë që priste vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Sipas të dhënave, Hyseni ka pranuar kontaktet me Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në arrati, por mohon se e ka takuar fizikisht./CNA

 





Lajmet e fundit nga