web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani synon të "blindojë" tre titullarët

23 Shtator 2026, 17:58, Sport CNA

Milani synon të "blindojë" tre titullarët

Milani ka nisur lëvizjet për të rinovuar kontratat e tre lojtarëve që konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të Ruben Amorimit. Në listën e drejtuesve janë mbrojtësi serb Strahinja PavloviÇ, mesfushori francez Adrien Rabiot dhe sulmuesi amerikan Christian Pulisiç.

Në fokusin e parë është Pulisiç, për të cilin Milani po punon për një marrëveshje të re. Kontrata aktuale e amerikanit skadon në qershor të vitit 2027 dhe parashikon një pagë prej 4 milionë eurosh neto në sezon. Në marrëveshje ekziston edhe një klauzolë që i lejon klubit ta zgjasë kontratën në mënyrë të njëanshme edhe për një sezon tjetër.

Megjithatë, objektivi i Milanit është të shkojë përtej kësaj mundësie dhe ta mbajë Pulisiç të paktën deri në vitin 2031. Klubi po diskuton një rritje të pagës në rreth 5 milionë euro neto në sezon, ndërsa në marrëveshje pritet të përfshihen edhe bonuse të rëndësishme që lidhen me objektivat individualë dhe të skuadrës.

Bisedimet me përfaqësuesit e Pulisic janë duke vijuar dhe Milani synon që marrëveshja e re të arrihet brenda fundit të dhjetorit. Në këtë situatë ka ndikuar edhe raporti mes futbollistit dhe pronarit të klubit, Kardinale. Pulisiç, i cili është pjesë e Milanit që prej vitit 2023, konsiderohet një prej lojtarëve ku klubi dëshiron të mbështetet edhe në vitet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, Milani po punon edhe për të ardhmen e Strahinja Pavloviç. Mbrojtësi serb ka kontratë deri në qershor 2028, me opsion për zgjatjen e saj edhe për një vit. Aktualisht, Pavloviç përfiton 1.7 milionë euro neto në sezon.

Propozimi i Milanit është një marrëveshje e re deri në vitin 2031, me një rritje të ndjeshme të pagës. Sipas planit të klubit, Pavloviç do të përfitonte nga 3 deri në 3.5 milionë euro neto në sezon.

Negociatat për mbrojtësin serb janë ende në fazat e para dhe palët nuk kanë arritur një marrëveshje për shifrat. Megjithatë, vullneti për të vazhduar bashkëpunimin është i pranishëm dhe kjo mund të ndihmojë në avancimin e bisedimeve gjatë periudhës së ardhshme.

Në listën e rinovimeve është edhe Adrien Rabiot. Mesfushori francez ka një situatë kontraktuale të ngjashme me Pavloviç, me marrëveshjen aktuale që parashikon një afat deri në vitin 2028 dhe opsion për një tjetër sezon. Edhe për Rabiot, Milani po vlerëson mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit.





Lajmet e fundit nga