Argjentina vendos për trajnerin, Scaloni në udhëkryq
Argjentina pritet të rikthehet në fushë pas humbjes në fin...

Christian Eriksen nuk do të vazhdojë më karrierën te Wolfsburgu. Klubi gjerman dhe futbollisti danez kanë rënë dakord për ndërprerjen para kohe të kontratës, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2027.
Vendimi vjen pas një periudhe në të cilën Eriksen nuk ka mundur të rikthehet në fushë me skuadrën. Në qershor, gjatë një ndeshjeje mes Danimarkës dhe Ukrainës, futbollisti pësoi një tjetër problem kardiak dhe u rrëzua në fushë. Eriksen arriti të largohej nga loja me këmbët e tij, por pas incidentit iu desh të ndiqte një tjetër program rehabilitimi.
Danezi jeton me një defibrilator prej gjashtë vitesh, pas problemit kardiak që pësoi gjatë Europianit të vitit 2021. Pas episodit të fundit, ai ka vazhduar trajtimin dhe programin e rikuperimit në Danimarkë. Rikthimi i tij në fushë me Wolfsburg nuk u realizua dhe tani futbollisti do të vazhdojë të ndjekë programin e rehabilitimit jashtë klubit.
Eriksen nuk ka njoftuar tërheqjen nga futbolli. Ndërprerja e kontratës me Wolfsburg lidhet me situatën aktuale dhe me pamundësinë për t'u rikthyer në aktivitet me skuadrën gjermane. E ardhmja e tij mbetet e hapur, ndërsa prioriteti është vazhdimi i rehabilitimit.
Eriksen iu bashkua Wolfsburg-ut një vit më parë si lojtar i lirë. Gjatë periudhës së tij me klubin gjerman, ai zhvilloi 34 ndeshje në tre kompeticione: Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe “play-off”-in e mbijetesës.
Në këto 34 takime, Eriksen shënoi 3 gola dhe regjistroi 10 asistime. Kontributi i tij me Wolfsburg u ndërpre pas vetëm një sezoni, ndërsa kontrata që ishte planifikuar të vazhdonte deri në vitin 2027 është mbyllur tashmë me marrëveshje mes dy palëve.
Në mesazhin e lamtumirës drejtuar tifozëve të Wolfsburg, Eriksen theksoi se në këtë moment është e rëndësishme të jetë pranë familjes në Danimarkë.
Argjentina pritet të rikthehet në fushë pas humbjes në fin...
Liga e Kombeve ka rëndësi për Shqipërinë jo vetëm për rezu...
Fillimi i sezonit 2026/27 në Superligën e Turqisë po shoqë...
Taulant Seferi dhe Mirlind Daku dolën në konferencë për sh...
Egnatia reagoi me fitore pas humbjes ndaj Elbasanit, duke ...
Cristian Shpendi është një nga lojtarët më në formë të Kom...
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për katër ndeshjet ...
Mikel Arteta do të vazhdojë të jetë trajneri i Arsenalit e...
Federiko Valverde do të mungojë për një periudhë që mund t...
Ruben Amorim po ndërton te Milani një skuadër sipas ideve ...
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lojtari ...
Lautaro Martinez po kalon një nga nisjet më të mira të sez...
Në rikthimin e tij në stolin e Italisë, Roberto Mançini ka...
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së katërt të Kategor...
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ishte pr...
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për katër n...
Donyell Malen nuk do të jetë pjesë e Holandës për ndeshjet...
Partizani dhe Vllaznia po përballen me një nisje të vështi...
Amedspor është në krye të Superligës turke, vetëm një vit ...
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur grumbullimin për...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy pjesëtarë të rrjeteve kriminale ndërkontinentale në fus...
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kuk...
Zbardhet një rast zjarrvënieje në fshatin Rreth të Shijaku...
Vihen në pranga 2 shtetas që mbanin me vete dhe në banesa ...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka ndarë në një po...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “s...
Koloseu në Romë u mbyll këtë mërkurën pasi një punëtor u r...
Pak minuta pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian mba...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankë...
Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të...
Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth...
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri histori...