Vlora Hyseni-gazetares: S’kam lënë takime me agjentë serbë në dhomat e hotelit, si ti
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur në Gjyka...
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur në Gjyka...
Këtë të mërkurë përkujtohet 82-vjetori i pushkatimit të intelektualit të njohur shqiptar, Llazar (Zai) Fundo.
Ai ishte një nga figurat kryesore politike me bindje të majta në Shqipërinë e kohës së mbretërisë dhe gjatë Luftës së II-të Botërore.
Njihej personalisht me figura të shquara në rang botëror, si me Heminguejin, Barbysin, Rolanin, Kashenin, Leopold Infeldin, Ajnshtajnin. Këta, si edhe shumë të tjerë, i kanë dhuruar vlerat e tyre me shënime autografi.

Llazar Fundo, i njohur si Zai Fundo, u lind në Korçë më 20 mars 1899 në një familje tregtare me origjinë nga Voskopoja. Ndoqi Liceun francez në Selanik, më pas studimet për drejtësi në Sorbonë të Parisit ku ra në kontakt me idetë komuniste. Më 1923 u kthye në Shqipëri me profesionin jurist. Ishte aktivist dhe kryetar i shoqërisë “Bashkimi” të Avni Rustemit, një eksponent i njohur i lëvizjes komuniste, më pastaj gazetar, social-demokrat. Ndërkohë mori pjesë në Shoqërinë “Bashkimi” (1922-1925) dhe pas vrasjes së Avni Rustemit më 1924, u zgjodh kryetar i shoqërisë dhe drejtoi gazetën “Bashkimi”. Në mbarim të dhjetorit, kur Qeveria e Nolit ra , u largua nga atdheu për në Itali, Austri, Gjermani, Francë e Rusi.
Gjatë kësaj kohe bashkëpunoi me gazetën “Liria Kombëtare” e Omer Nishanit. Gjatë qendrimit në Vienë aderon në Federatën Komuniste Ballkanike, që kishte në brendi –n dhe Komitetin e Kosovës, ku Zai Fundo ishte aktiv. Më pas emigron drejt BRSS-së, diplomohet për filozofi në Moskë dhe jep leksione të kësaj lënde në Shën Pjetërburg dhe anëtarësohet në Komintern.
Mori pjesë në Kongresin e 8-të të Federatës Komuniste Ballkanike ku diskutoi rreth formimit të partisë komuniste në Shqipëri, duke ndihmuar të formohet Grupin Komunist të Korçës.
Me 1933 ndodhej në Gjermani ku sheh Zjarrin e Reichstagut dhe largohet drejt Bashkimit Sovjetik me të gjykuarin e Leipzig-ut, Georgi Dimitrov. Dënohet me vdekje nga Kominterni për qendrimin kundra stalinist më 1938, por Dimitrovi, atëherë prijës i Kominternit,e rrëzoi vendimin.

Kthehet në atdhe dhe nisë punë si mësues gjimnazi. Hiqet pas një viti për veprimtarinë e tij anti-italiane bashkë me Ali Këlcyrën, me të cilin puqet dhe në mendimin politik të qendrës së majtë.
Sipas vetë veprave dhe botimeve (Kur Lindi Partia dhe Vepra 21) të diktatorit Hoxha, Llazar Fundo në 7 prill 1939 fliste tek bashkia e Korçës, përpara një turme të madhe dhe kërkonte armë për të luftuar fashizmin.
Kapet nga italianët në Maj 1939 dhe internohet në ishullin famëkeq të Ventotenes. Atje do ishte bashkë me Safet Butkën, Muzafer Pipën, Isuf Luzajn, Altiero Spinellin dhe Sandro Pertinin.
Pasi regjimi fashist mori tëposhten e tij më 1943, megjithë mbështetjen vëllazërore dhe miqësore që i dha Sandro Pertini, në një takim të fundit me të në Romë, në gusht 1943; që donte ta bindte për të qëndruar në Itali për të luftuar me të fashizmin, ai vendos të kthehet në Shqipëri për të luftuar. Bashkohet me vëllezërit Kryeziu dhe misionin britanik pranë tyre në Malësinë e Gjakovës.

Në shtator 1944 kapet nga partizanët jugosllavë në malin Dobrej të Tropojës dhe i dorëzohet komunistëve shqiptarë. Dënohet për “trockizëm” dhe bashkëpunimin me Shërbimin Informativ Britanik. Arrestohet dhe vritet nga forcat partizane në Kolesjan të Kukësit më 23 shtator 1944.
Në radiogramin e Enver Hoxhës më 21 shtator 1944, thuhet: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni”./ CNA
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Një zjarr masiv ka rënë sot në lagjen “Partizani”, mbi spi...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në...
Një skandal i ri me materiale dhe përgjime duket se do të ...
Dy vatra zjarri kanë rënë që prej orëve të mbrëmjes së të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlam...
Ditën e djeshme, SPAK-u njoftoi se kishte kryer një operac...
Kjo e mërkurë është shoqëruar me ndryshime në drejtimin e ...
CNA zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore që tregojnë ...
CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin...
Zbardhen detaje të reja në vijim të komunikimeve ekskluziv...
CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin...
CNA ka zbardhur detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin...
Zbulohen detaje me rëndësi në komunikimet e zhvilluara mes...
Janë zbardhur detaje nga komunikimet mes Ergys Agasit dhe ...
CNA ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore për Ergy...
Zbardhen komunikime mes emrit të njohur për drejtësinë, Er...
Shqipëria ka ngadalësuar ritmin e reformës së sektorit hek...
CNA TV denoncoi një nga rastet se si përdoren lajmet e rre...
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës ngre alarmin...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi K.C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pa...
Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen ...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiran...
Salvatore alias Shpëtim Aliu, në kërkim ndërkombëtar nga d...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi nga foltor...
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka ndarë në një po...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “s...
Koloseu në Romë u mbyll këtë mërkurën pasi një punëtor u r...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën ...
Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart ...
Operatorët celularë duhet të vendosin limit financiar për ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 79.7 lekë dhe...