web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja e BE-së takohet me kryetaren e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

23 Shtator 2026, 17:48, Aktualitet CNA

Ambasadorja e BE-së takohet me kryetaren e KLP-së/ Zbardhen diskutimet

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin.

Ambasadorja e BE-së thekson se një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, bëhet me dije se në takim është diskutuar mbi prioritetet kryesore të sistemit të prokurorisë në Shqipëri, përfshirë llogaridhënien institucionale dhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

“Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit tim me Mirela Bogdanin, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, diskutuam mbi prioritetet kryesore të sistemit të prokurorisë në Shqipëri, përfshirë llogaridhënien institucionale dhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Theksova se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë institucione të drejtësisë të forta, të përgjegjshme, të pavarura dhe efektive, duke kontribuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe në forcimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë”, është shprehur ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, në një postim në rrjetet sociale. /CNA





Lajmet e fundit nga