web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Argjentina vendos për trajnerin, Scaloni në udhëkryq

23 Shtator 2026, 15:46, Sport CNA

Argjentina vendos për trajnerin, Scaloni në udhëkryq

Argjentina pritet të rikthehet në fushë pas humbjes në finalen e Botërorit ndaj Spanjës, ndërsa përpara saj është edhe ndeshja me Beninin, e konsideruar si e fundit e Lionel Messit me kombëtaren.

Në të njëjtën kohë, mbetet për t’u përcaktuar e ardhmja e trajnerit Lionel Scaloni në pankinën e Argjentinës.

Bisedimet mes Scalonit dhe Federatës Argjentinase të Futbollit, të drejtuar nga presidenti Claudio Tapia, kanë avancuar drejt një marrëveshjeje të re.

Propozimi është një kontratë 2+2, me dy vite të garantuara dhe opsion për dy vite të tjera, që mund ta mbajë Scalonin deri në ciklin e Botërorit 2030.

Mes trajnerit dhe drejtuesve të federatës raportohet se ka mirëkuptim për mënyrën e punës dhe përbërjen e stafit teknik.

Scaloni ka drejtuar një periudhë të suksesshme të Argjentinës, me dy Copa America në 2021 dhe 2024, Botërorin 2022 dhe Finalissiman e vitit 2023.





Lajmet e fundit nga