web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Peqin/ Përfshihet nga flakët ullishtja në fshatin Bishqem

23 Shtator 2026, 18:28, Aktualitet CNA

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bishqem. Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë një ullishte në fshatin Bishqem. Siç shihet edhe në video, tymi po përhapet në zonë, ndërsa zjarri po ju afrohet banesave.

Zjarrfikësit janë nisur drejt vatrës së zjarrit për vënien nën kontroll të situatës dhe shuarjen e flakëve. Shkaqet e nisjes së zjarrit ende nuk dihen. /CNA





Lajmet e fundit nga