"Kuvendi të zgjedhë nënkryetarin e dytë"/ GJK: Qeveria e Kosovës është zgjedhur në mënyrë kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës ësh...

Kancelari Friedrich Merz do duhej të ishte në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara ku zhvilloheshin punimet e Asamblesë së Përgjithshme. Por ai e anuloi udhëtimin në SHBA për t'u marrë me pasojat e rezultateve të dobëta zgjedhore që partia e tij, CDU, pësoi fundjavën e kaluar në Mecklenburg-Vorpommern dhe Berlin. Të martën pasdite (22.09) u mblodhën deputetët e CDU-së dhe CSU-së për të debatuar pas rezultatit historikisht të dobët në zgjedhjet e Meklenburg-Pomeranisë dhe Berlin, në një atmosferë të rëndë, siç u tha.
Në media madje flitej këto ditë për "muzgun politik" të kancelarit. Disa përshpërisnin edhe për një revoltë të mundshme brenda grupit parlamentar. Por revoltë nuk pati. Nga qarqet e CDU thuhet se atmosfera e takimit nuk ishte e lehtë pas humbjes së rëndë zgjedhore të CDU. Deputetët thanë se Merz edhe njëherë në takimin e grupit parlamentar të Unionit kërkoi të vazhdohej kursi i reformave. Daniela Ludwig, ish-e ngarkuar e qeverisë federale për çështjet e drogës nga radhët e CSU-së, ngriti një pyetje retorike: "Po çfarë do të përmirësonte një revolucion?", duke shtuar, se "revolucionet deri më sot nuk kanë ndryshuar kurrë asgjë për mirë", sipas mediave.
Kurse deputeti i CDU-së nga Saksonia e Poshtme, i pyetur për kancelarin, u përgjigj menjëherë: "Kancelari mbetet." Sipas tij, për këtë nuk ka asnjë dyshim.
"Por kancelari me siguri e ka kuptuar gjithashtu se duhet të ndryshojmë disa gjëra. Dhe pikërisht për këtë ai tha se duhet të shohim drejt së ardhmes." Kreu i grupit parlamentar, Thorsten Frei është i mendimit të shikohet tanimë drejt së ardhmes. Para mbledhjes me kancelarin, ai analizoi situatën: "Zgjedhjet e fundjavës nuk ishin thjesht zgjedhje proteste." Frei shtoi, se "përtej kësaj, ato treguan edhe se ka boshllëqe në trajtimin e disa çështjeve tematike. Me këtë duhet të merremi, duhet ta pranojmë dhe prej saj duhet të nxjerrim mësimet e duhura."
Serap Güler, deputete e CDU-së nga Renani Veriore-Vestfali, e përshkruan kështu rrugën që kancelari synon të ndjekë: "Mendoj se, nga njëra anë, bëhet fjalë për çështjen e drejtësisë sociale. Kancelari federal e bëri të qartë edhe pas mbledhjeve të forumeve drejtuese se në vendin tonë ka shumë njerëz që ndihen të lënë pas dore, që ndihen të përjashtuar nga proceset. Këtyre njerëzve duhet t'u drejtohemi më mirë dhe t'i përfshijmë sërish edhe politikisht." Nga ana tjetër, sipas saj, u bë fjalë edhe për reformat: "Ne po zbatojmë reforma në mënyrë që vendi të mbetet i aftë për të përballuar të ardhmen edhe pas 30 vjetësh dhe që të ruhet drejtësia mes brezave."
Por si mund të vazhdohet kursi i reformave dhe njëkohësisht të vihet më shumë theksi te drejtësia sociale? Të harmonizohen interesat e Unionit dhe të SPD-së? Zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Mathias Middelberg, beson se kjo është e mundur. Megjithatë, sipas tij, të gjithë janë të vetëdijshëm se kanë vetëm një mundësi: të veprojnë të bashkuar si grup parlamentar i Unionit dhe, në fund, edhe si qeveri. "Nëse tani lejojmë që të përçahemi, atëherë nuk do të dështojë vetëm kjo qeveri, por në fund do të dështojë edhe ky vend." Takimi i Unionit përfundoi pa pasoja të rënda për kancelarin. Merz mori mbështetjen e deputetëve të tij dhe kaloi një provë politike që, paraprakisht, dukej shumë më e vështirë./dw
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës ësh...
Gara presidenciale e vitit 2028, e cila prej kohësh është ...
Në Saksoni-Anhalt, AfD, një parti e përshkruar si "parti e...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se p...
Spanja mund të bëhet një pengesë e papritur në rrugën e Ma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur gjatë fj...
Rrjetet kryesore televizive në Shtetet e Bashkuara pezullu...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar jashtë një shkol...
Më parë, si kryetar i Bashkisë së Mançesterit të Madh, And...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në New York...
Granit Xhaka mund të përballet me deri në pesë vite burg. ...
Në rajonin e Jaffna në Sri Lanka, gjatë punimeve për zgjer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar një pjesë t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Nju J...
Një anije që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit u godi...
Tregjet financiare të Turqisë janë përfshirë nga një prej ...
Zyrtarët në Moskë kanë njoftuar një fitore të re rekorde p...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy pjesëtarë të rrjeteve kriminale ndërkontinentale në fus...
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kuk...
Zbardhet një rast zjarrvënieje në fshatin Rreth të Shijaku...
Vihen në pranga 2 shtetas që mbanin me vete dhe në banesa ...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga të një...
Një hapësirë e posaçme dhe miqësore për fëmijët është i...
Ndonëse në vend vazhdojnë të lindin më shumë djem sesa vaj...
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka ndarë në një po...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar “s...
Koloseu në Romë u mbyll këtë mërkurën pasi një punëtor u r...
Pak minuta pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian mba...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankë...
Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të...
Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth...
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri histori...