Në protestën e 116 ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, një i ri ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Ergys Agasin dhe drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, duke kundërshtuar trajtimin e çështjes vetëm si një marrëdhënie personale.
Ai e akuzoi Agasin për lidhje me krimin e organizuar dhe kërkoi që hetimet të shtrihen te çdo person që ka pasur kontakte me të.
I riu i bëri thirrje SPAK-ut që hetimi të mos ndalet te nivelet drejtuese të institucioneve, por të vijojë deri te çdo përgjegjës i mundshëm, duke përmendur edhe Edi Ramën. Ai deklaroi gjithashtu se drejtësia nuk duhet të kthehet në “pazar politik” dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar para Parlamentit.
I riu: Ajo që pamë dje ishte një skandal shumë i madh. Dhe raporti në mes Ergys Agasit me Vlora Hysenit nuk duhet të rrudhet thjesht në një raport dashurie.
Ergys Agasi nuk është thjesht një mafioz, por Ergys Agasi ka qenë gjithmonë ministri i krimit të organizuar nga Rama. Dhe skandale të tilla kjo qeveri ka prodhuar për 13 vite me radhë.
Dhe për 13 vite me radhë ne kemi thënë që çudia më e madhe zgjat vetëm tre ditë. Por kësaj radhe nuk e kemi ndërmend të themi kështu, sepse nuk kemi ndërmend të paguajmë me breza të tëra skandalet që ka prodhuar kjo qeveri.
I bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë çdo person që ka lidhje me Ergys Agasin dhe në qoftë se është më lart se Vlora Hyseni, të shkojë deri tek Edi Rama. Dhe për një herë të vetme në këtë vend, të bëjë drejtësi dhe të mos e lejojë Edi Ramën të bëjë një drejtësi si pazar politik, siç u ka interesuar atyre gjithmonë.
Gjithashtu doja t'ju ftoja që nesër të jemi te parlamenti dhe t'i themi atij parlamenti i cili nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve por është një magazinë kriminelësh... nesër në orën 10.
© SYRI.net