Në një bisedë të hapur në emisionin “Live from Tirana”, somelieri Fation Tila ka treguar rrugëtimin e tij drejt botës së verës, një pasion që sipas tij nuk ka pasur një moment të vetëm fillestar, por është zhvilluar si një udhëtim i gjatë. Në një moment krejt origjinal të bisedës Fationi u ftua të bënte një ushtrim të veçantë profesional, të përshkruante lloje verërash bazuar në portrete imagjinare njerëzish, duke treguar kështu njohuritë e tij të thella për karakteristikat e ndryshme të verërave botërore.
Stenaldo: Do të kisha kërkuar të mbyllje sytë që të ishe I përfshirë në imagjinatë totale. Unë do të them një vajzë, jo emër, por një përshkrim dhe ti do më thuash një verë. Dhe do më thuash një verë që ty të ngjall, nëse do ta krahasoje me një vajzë. Thjesht ti si somelier, pra po flasim për profesionalizmin tënd. Për shembull, të them unë që shoh një gocë me sy kafe në hazel, e gjatë, me flokë brune të shtrira që I hapen mbi supe dhe mbi gjoks, me buzë të plota, me një hundë të dukshme, por të bukur, me vetulla të plota të ndara bukur në mes, me veshë të vegjël që i rrinë kontureve, me lëkurë super të butë, delikate, me një bust që është jo shumë I dukshëm, por aty dhe me forma të duhura në trupin e saj që zbret deri në fund ku takon dyshemenë. Është e ëmbël, është një karakter që ke qejf ta njohësh, të impresionon, të bën për vete. Mund edhe të bëjë diçka që diku godet, por në thelbin e saj trupi dhe fytyra nuk është shumë ndryshe nga ajo që pasqyron shpirtërisht. Çfarë vere është kjo?
Fation: Atëherë, është shumë interesante. Ndërkohë që flisje pata disa opsione edhe u transportova në dy tre vera të ndryshme, por nëse do ta kategorizoj dhe do mendoja për një verë që do t’i shkonte shumë, do ishte një Brunello di Montalcino. Brunello duket i hollë, duket pak transparent, por i ka të gjitha elementet në vend. Domethënë, siç më shpjegove ka tiparet, ka format dhe ka strukturën. Mund të bëhet me vite I ëmbël, mund të bëhet i butë, domethënë mund të bëhet kështu, por ka një freski dhe një aciditet që është ajo që më the që godet. Domethënë që në momentin që unë e degustoj ka një pjekuri sepse vjen nga Toskana,
kështu që fruti është i pjekur, i bukur, i plotë, por me një elegancë me një finesë që mban gjithmonë atë që është, themi eleganca, e ajo që është ëmbëlsia e senseve. Domethënë di të jetë shumë e bukur, shumë delikate. Por me trup.Stenaldo: Po një gocë që është me sy blu, por sy shumë të thellë. Domethënë sheh atë në sy dhe thua ç’kam pare! Dhe që ka flokë bionde. Duket kështu si një gjermane, por e ëmbël tejet. Jo më e gjata vajzë, por mjaftueshëm sa t’i rrinë tiparet si të trupit dhe të tjerat, pra është brenda kontureve si më thënë. Fytyrë mbase pakëz më të zbehtë, por që herë pas here ka një nivel energjie që transformohet dhe nuk transformohet vetëm së brendshmi, por edhe së jashtmi. Për shembull, i pëlqen të ndërrojë mënyrën se si duket shpesh. Të bëhet nga bionde origjinale siç është, në një brune, të ndryshojë shpesh modelin e flokëve, të vishet sot një gjë dhe nesër një gjë komplet tjetër dhe të duket konfidente, por njëlloj edhe e brishtë. Çfarë vere është kjo?
Fation: Interesante. Atëherë, në fillim, kur përpara se të më thoje që I pëlqen të ndryshojë, domethënë të vishet ndryshe, të ndryshojë stilin, do mendoja për një Chardonnay. Dhe po mendoja për një Chardonnay pak më i pjekur, si më the që sytë boqielli e bjonde, domethënë një Chardonnay që të ishte goxha e pjekur, interesante që mund të jenë Chardonnay-t e Napa Valley, kështu që atje bëhen shumë të pjekura, i bëjnë vjetërim në dru. Kurse në momentin që më the që ndryshon,
atëherë do të thoja një Sauvignon Blanc. Pse Sauvignon Blanc?Sauvignon Blanc është një varietet I bardhë. Krijon disa nga verat më të bukura dhe më të rëndësishme në botë, të bardha, por ka disa stile. Nëse jemi në Pouilly-Fumé Sancerre, atëherë është më, më i freskët, më mineral,
më elegant. Nëse jemi në New Zealand bëhet më tropikal, bëhet më interesant, më i pjekur me nota më të ëmbla. Nëse jemi në zona të tjera, di të jetë më i bukur, më i rrumbullakët, por deri diku dhe me nota goxha të forta aromatike, sepse është pak gjysëm varietet gjysëm aromatik. Por çfarë ka? Që kur vjetrohet ndryshon shumë. Domethënë bëhen nota kremoze, bëhet gati, unë kam provuar Sauvignon Blanc që bën gati nota si shampanjë. Domethënë marrin këto notat shumë të brioshit që po thonim që parë, të koresë bukës. I bien intensiteti dhe bëhen më kremoze dhe ndryshon veshje. Bëhet më e artë në ngjyrë. Në fillim është shumë barishtore, merr nota më të arta edhe ka është një verë shumë fine, shumë elegante, shumë që vjetrohet, kështu që të tregon shumë edhe ndër vite.