AKTUALITET /

Akuzohet se trafikoi 50 ton drogë nga Ekuadori drejt Evropës, policia zbardh veprat penale të Shpëtim Aliut

Në njoftim, thuhet se arrestimi u realizua si rezultat i bashkëpunimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Moskës 

Shkruar nga Versus

Akuzohet se trafikoi 50 ton drogë nga Ekuadori drejt Evropës, policia

Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi operacionin e Interpol për arrestimin e të shumëkërkuarit Shpëtim Aliu,  i akuzuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.

Në njoftim, thuhet se arrestimi u realizua si rezultat i bashkëpunimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Moskës 

"Në Rusi është arrestuar S. A., 51 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në qershor 2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

51-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Arrestimi është provizorisht, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë", thotë policia./Versus.al

 

Poll