Marrëzia në SHQUP, pas 13 vitesh në opozitë, ka marrë një tjetër dimension. Ëndërrojnë dhe sajojnë oferta, duke i komentuar më pas nëpër studio televizive. Çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu, i cili njeh vetëm germat kapitale, ka folur për ofertat politike që, sipas tij, kryeministri Edi Rama u ka bërë kundërshtarëve të tij përmes personave të tretë, duke nënkuptuar se Rama i ka ofruar atij postin e ministrit të Brendshëm, por ai e ka refuzuar.
Rama nuk do t’i besonte çunit të Fahriut as punën e postierit, por me ëndrrën e tij, çuni i Fahriut i ka dhënë një mesazh Flamur Nokës, ndoshta edhe Gaz Bardhit dhe Belo Këlliçit, se është ai kandidati për ministër i Brendshëm kur PD-ja të vijë në pushtet. Madje, i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Balliu i kishte kërkuar si nder gazetarit që t’a pyeste se çfarë reformash do të ndërmerrte nëse Rama do t’i ofronte postin e ministrit të Brendshëm.
Gazetari e pyeti dhe çuni i Fahriut doli tek skenari i tij sa naiv aq edhe mediokër. Balliu nuk dha një përgjigje konkrete për reformat që do të ndërmerrte në këtë skenar, por e zhvendosi diskutimin te raporti i tij me kryeministrin, ku theksoi se nuk ka marrëdhënie politike me të, për të treguar besnikërinë ndaj Doktorit, djali i të cilit ka qenë aksioner me Fahri Balliun në Gërdec.
Gjithsesi çuni i Fahriut u ndal tek mesazhi ndaj pretendentëve në SHQUP për ministër të Brendshëm të qeverive imagjinare. Ai tha se Rama ka bërë vazhdimisht oferta për poste, jo drejtpërdrejt, por përmes miqve dhe biznesmenëve që i konsideron të afërt.
“Rama për atë pjesë është ‘çmendur’ disa herë për të ofruar poste. Nuk kam punë me Ramën, sepse problemi është ai. Ai është ‘çmendur’ disa herë me oferta për poste dhe ka marrë atë përgjigje që ka marrë”, u shpreh Balliu.
I pyetur nëse një ofertë e tillë i ishte bërë edhe atij personalisht, çuni i Fahriut la të nënkuptohet se Rama i ka ofruar postin e Ministrit të Brendshëm, teksa deklaroi se kryeministri “s’ka lënë njeri pa i bërë oferta”, duke pretenduar se këto propozime përcillen përmes njerëzve të afërt me të.