MAGAZINË /

“Drejtësi për çlirimtarët”, futbollistët e Kosovës solidarizohen me 4 liderët e UÇK-së të dënuar në Hagë

Gjatë stërvitjes në palestër dhe më pas në stadiumin “Fadil Vokrri”, lojtarët e Kosovës kanë veshur bluza me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”

Shkruar nga Versus

“Drejtësi për çlirimtarët”, futbollistët

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë përcjellë një mesazh solidariteti për ish-drejtuesit e UÇK-së, gjatë përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Gjatë stërvitjes në palestër dhe më pas në stadiumin “Fadil Vokrri”, lojtarët e Kosovës kanë veshur bluza me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”.

Në bluza ishte vendosur edhe mesazhi “Jo në emrin tim”.

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Kombëtarja dhe FFK-ja iu bashkuan mesazhit të mbështetjes për ish-drejtuesit e UÇK-së.

“Dardanët përcollën një mesazh të qartë solidariteti për katërshen e UÇK-së”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Veprimi i futbollistëve vjen në prag të ndeshjes së radhës së Kosovës në Ligën e Kombeve. Të enjten, Kosova do të përballet me Irlandën në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja vijon përgatitjet për këtë sfidë, ndërsa mesazhi i përcjellë gjatë stërvitjes ka tërhequr vëmendjen edhe jashtë fushës së futbollit./Versus.al

“Drejtësi për çlirimtarët”, futbollistët “Drejtësi për çlirimtarët”, futbollistët  

Poll