Çështja e shitjes së armëve amerikane për Tajvanin pritet të jetë një nga temat kryesore në takimin mes Donald Trump dhe Xi Jinping.
Sipas New York Times, presidenti kinez pritet t’i kërkojë Trumpit të ngrijë shitjen e planifikuar të armëve me vlerë rreth 14 miliardë dollarë për Tajvanin.
Për të ushtruar presion ndaj Trumpit, Xi mund të kërcënojë me kufizime të reja ndaj eksportit të mineraleve të rralla kineze. Ai gjithashtu mund të sinjalizojë se miratimi i shitjes së armëve mund të rrezikojë pjesëmarrjen e tij në samitin e G20 në Miami në dhjetor.Nga ana tjetër, Trump mund t’i kërkojë Pekinit të rrisë presionin ndaj Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke ofruar në këmbim shtyrjen e shitjes së armëve për Tajvanin.