Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

VIDEO-Arrestimi i Vlora Hysenit/ Shkullaku: Shteti kontrollohet nga krimi i organizuar, nuk mund të bëhen më zgjedhje

21:51, 22/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar ndalimin e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe masën e dhënë ndaj saj ‘arrest në shtëpi’.

Shkullaku tha se rastet e bëra publike duhet të provohen nga drejtësia, por sipas tij, ato nuk duhen parë si episode të shkëputura.

Duke folur për situatën e institucioneve, Shkullaku u shpreh se, krimi i organizuar ka depërtuar në strukturat shtetërore dhe se kjo, sipas tij, e ka kaluar situatën përtej një konflikti të zakonshëm politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas tij, nëse institucionet shtetërore kontrollohen nga krimi i organizuar, atëherë zhvillimi i zgjedhjeve në këto kushte nuk mund të konsiderohet normal. ‘Nuk mund të bëhen më zgjedhje në Shqipëri kur është e vërtetuar botërisht që çdo institucion kontrollohet nga krimi i organizuar’, tha Shkullaku.

‘Këto që ndodhin janë ca raste sporadike që duhet t'i vërtetojë drejtësia, pastaj shiko se ne s'kemi prova, kur dalin provat atëherë do flasim e të tjerë e të tjerë.

Po se kjo është një fenomen i shkëputur, këtë nuk mund ta përgjithësojmë sepse fajin e ka opozita, se po të ishte një opozitë tjetër Rama s'do vidhte e të tjera.

Dhe përveç këtyre, Ramës i kanë shërbyer për të konsoliduar këtë pushtet mafioz, ta quaj në kuptimin e plotë të fjalës, edhe një dorë diplomatësh, ambasadorësh apo edhe shtetarësh të huaj, të cilët ata e kanë parë Shqipërinë si një plaçkë për t'u grabitur dhe këtu Edi Rama ka qenë dorëlëshuar. Ka dhënë plaçkë sa ka mundur.

Për ta mbyllur, sot në ditën ku ne jemi praktikisht, se kjo është bërë si shprehje që themi shteti ka rënë, po praktikisht, quhet i rënë në të gjitha.

Dhe këtu, për ta përfunduar elementin e fundit, e kam për opozitën. Tashti, në një vend ku nuk ka shtet, ku të gjithë institucionet po dalin me letra të kapura nga krimi i organizuar, pra dhe ata që paguhen për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe ata kanë sigurinë e gjyshit prioritet.

Opozita diskuton për mënyrën se si do hyjnë në zgjedhjet lokale, për ndarjen territoriale apo për ligje të ndryshme në parlament. Unë mendoj që e vetmja gjë që duhet bërë mbas kësaj, s'ka rëndësi se cili do të jetë reagimi i Edi Ramës, jep dorëheqjen, s'jep dorëheqjen, duhet që opozita, në sinkron me ata që janë në shesh, vëlla, nuk mund të bëhen më zgjedhje në Shqipëri kur është e vërtetuar botërisht që çdo institucion kontrollohet nga krimi i organizuar.

Se po të kontrollohej nga Edi Rama do u jepja të drejtë këtyre levave të Edi Ramës që thonë shiko se po të hapet opozita, po të vijnë ca fytyra të reja, një alternativë më e besueshme...

Po këtu nuk është Rama, këtu po e shikojmë që institucionet i kontrollon në radhë të parë krimi i organizuar.’, u shpreh gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco