Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Presidenti dekretoi shkarkimin e Vlora Hysenit, Bardhi: U soll si ushtar i Edi Ramës

Presidenti dekretoi shkarkimin e Vlora Hysenit, Bardhi: U soll si ushtar i Edi Ramës

22:07, 22/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari  i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka kërkuar llogari nga Presidenti për procesin e verifikimit që parapriu emërimin e Hysenit në krye të SHISH.

Bardhi rikujton se i kishte kërkuar publikisht Presidentit që të verifikonte informacionet lidhur me largimin e Vlora Hysenit nga shërbimi inteligjent i Kosovës, si dhe pikëpyetjet e ngritura në atë kohë për trajtimin e informacionit të klasifikuar.

Sipas Bardhit, përpara se të dekretonte shkarkimin, Presidenti duhet të jepte shpjegime për arsyet dhe verifikimet që u kryen përpara emërimit të Hysenit në krye të SHISH.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Përpara se të dekretonte shkarkimin e Vlora Hysenit, Bajram Begaj duhet të jepte llogari pse dekretoi emërimin e saj, pa sqaruar pikëpyetjet serioze mbi integritetin e saj.

Më 17 Mars 2023, ditën që Edi Rama e propozoi në krye të SHISH-it, i kërkova publikisht Presidentit të verifikonte informacionet për largimin e saj nga shërbimi inteligjent i Kosovës nën dyshimet për nxjerrje ose mosruajtje të informacionit të klasifikuar.

Presidenti zgjodhi të mos bënte transparencë dhe e dekretoi Vlora Hysenaj, megjithë dyshimet e forta se ajo kishte bashkëpunim të dyshimtë me shërbimet sekrete serbe.

Në vend që t’i shërbente shtetit dhe sigurisë kombëtare, Bajram Begaj u soll si ushtar i Edi Ramës. Sot u detyrohet shqiptarëve një shpjegim: çfarë verifikoi përpara se t’i besonte Vlora Hysenit sekretet e shtetit?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco