Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

VIDEO-‘Është cenuar siguria kombëtare’/ Gjokutaj: SPAK të bashkojë dosjet, të zbardhë aferat dhe lidhjet me AKSHI

18:07, 22/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Genc Gjokutaj ka kërkuar që SPAK të bashkojë në një hetim të vetëm dosjet që, sipas tij, lidhen me zhvillimet rreth AKSHI-t, sulmet kibernetike dhe personat e përmendur në hetimet e fundit.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Gjokutaj tha se çështja duhet parë në tërësi dhe jo përmes dosjeve të ndara. ‘Duhet urgjentisht SPAK-u të krijojë një grup hetimi dhe të kryqëzojë të gjitha dosjet që lidhen me të gjitha këto afera’, deklaroi Gjokutaj.

Ai u ndal edhe te roli që mund të ketë në hetim drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, duke ngritur pyetjen se deri ku mund të shkojë hetimi i SPAK.

Gjokutaj e lidhi këtë situatë edhe me hetimet e tjera dhe solli si shembull dosjen e inceneratorëve, duke argumentuar se ndarja e çështjeve mund të pengojë zbardhjen e plotë të tyre.

‘Ja pra, të gjitha këto që... sepse të gjitha fjalët që u thanë këtu të çojnë tek një emër, tek Edi Rama. Dhe është shumë i rëndësishëm pozicioni i Ramës, edhe ndërprerja e menjëhershme e propagandës së tij.

Edhe këto budalliqet që kemi kohë që i dëgjojmë, që na hakërojnë iranianët. Shikoni, është shumë, shumë e rëndësishme: është prekur rëndë pavarësia e Shqipërisë dhe rendi kushtetues.

Sepse shërbimi informativ ka qenë... po ky krijoi AKSHI-n. Pra, këto janë dy sensorët më të fuqishëm për sigurinë kombëtare dhe për pavarësinë e Republikës së Shqipërisë.

Dhe po të shikoni me vëmendje, kemi dhe dy personazhe të cilët nuk janë punonjës shteti, kemi Gysi Agasin dhe Beqirin në Francë, i cili sigurisht po këndon atje si bilbil. Dakord? Ky është problemi që themi ne...

Çfarë statusi kanë këta në SHISH e në SHIK, apo s'e di unë se çfarë janë këta?

Jo, më intereson për çfarë mund të shërbejë Vlora Hyseni, po ndërkohë që është në arrati, mund të quhet për momentin. Nuk është këtu, nuk e di ku ndodhet. Pra, fleta e arrestit ka dalë kur ajo nuk ndodhej në Shqipëri.

Pra, si mund të shërbejë kjo gjë? Se këtu është gjithë filmi tani. Pra, është çmontuar e gjitha. Ne e shohim të tërën, po Edi Rama vazhdon të thotë që këto prapë tregojnë aftësinë e madhe të drejtësisë për të zgjidhur problematikat në Shqipëri dhe Vlora Hyseni përballet në mënyrë individuale tashmë me çështjen penale, dhe çështjen politike e kanë në rregull, Rama.

Pra, si mund të shërbejë Vlora Hyseni tani? Si mund ta shfrytëzojë SPAK-u Vlora Hysenin, deri ku mund të arrihet?

Në momentin që po flasim, Gysi Agasi është në burg, Vlora Hyseni s'është në Shqipëri. As ky Beqiri s'është. Është vetëm Audi A8 që lëvizte edhe Gysi, edhe Vlora bashkë me të. Atë makinën... e kishin makinë të përbashkët.

Po, mjetin e kemi. Mjetin e kemi.

Tani, e rëndësishme është prezenca e një personi në proces. Po unë, ajo që ju thashë, duhet urgjentisht SPAK-u të krijojë një grup hetimi, e kupton? Dhe të kryqëzojë të gjitha dosjet që lidhen me të gjitha këto afera.

Shikoni, mbani mend inceneratorët? U mbajtën veç e veç dhe u zhbë ajo çështje, e kupton? Sepse është taktika më e poshtër për të shkatërruar një aferë apo një çështje kriminale.

Pra, nëse nuk bashkohen të gjitha dosjet, e kupton? Që janë regjistruar nga SPAK-u, po njërin e ka një prokuror, njërin e ka tjetri, një e ka i pari, një e ka i treti, kjo çështje nuk zbardhet kurrë.

Prandaj them që kjo çështje duhet bashkuar, të gjitha dosjet bashkë dhe të merret nga një grup hetimi, që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe deri ku kanë shkuar këta kriminelë, se këta janë kriminelë, e kupton?

Shikoni, është fyer një opinion i tërë publik, kur i krijonin hakërimet vetë dhe thoshin ‘na hakëron Irani’. A e kuptoni çfarë kanë bërë këta?

Dhe për të shmangur hakërimin e Iranit, këta lëvronin 400 milionë, 300 milionë tenderë për rritjen e sigurisë së sistemit. E kuptoni çfarë kanë bërë këta bashkë me Gysin, e me Beqirin, e me të gjatin, e me të tjerët?

Kjo është historia.

Edhe SPAK-u nuk duhet të vonojë sepse Shqipëria sot është pa president, pa kryeministër, pa kryetar Kuvendi, pa ministra. A e kuptoni në çfarë gjendje jemi ne apo s'e kuptoni?

Dhe kjo ka ardhur si pasojë e gjetjes së këtij shteti polisteroli.’, u shpreh avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco