Nga Çim Peka
Vlora Hyseni është pezulluar dhe është vendosur në arrest shtëpie, nën dyshimin se i ka kaluar informacione të klasifikuara Ergys Agasit.
Por këtu lind pyetja politike dhe institucionale: nëse lidhja me Agasin çon hetimin deri te kreu i SHISH-it, pse kjo lidhje nuk duhet të hetohet me të njëjtin standard edhe kur bëhet fjalë për Kryeministrin?
Për marrëdhëniet Rama–Agasi ka akuza publike prej vitesh. Arben Ahmetaj e ka cilësuar Agasin “koordinator” mes Ramës dhe grupeve kriminale dhe së fundmi ka pretenduar se Agasi ka qenë i pranishëm edhe në ambiente e aktivitete qeveritare. Këto janë pretendime që kërkojnë verifikim penal, jo përfundime të paracaktuara.
Sepse pyetja tashmë nuk është vetëm çfarë marrëdhënie kishte Vlora Hyseni me Agasin?
Pyetja është shumë më e thjeshtë:
Nëse Vlora hetohet për Agasin, pse Rama jo?
Dhe mbi të gjitha: kush garanton se Vlora ishte pjesë e një tresheje dhe jo thjesht hallka mes një dysheje — Rama dhe Agasi?
© SYRI.net
‘Ministri i krimit’/ I riu: SPAK të mos e lejojë Edi Ramën të bëjë një drejtësi si pazar politik! Nesër te parlamenti
Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!
‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu