Në emisionin “Peka Live” në SYRI TV, gazetari Romir Saraçi ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si SPAK ka ndërtuar hetimin ndaj drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. Duke iu referuar njoftimit të SPAK-ut, Saraçi theksoi se masat e sigurisë janë marrë në kuadër të dosjes 20, fraksioni 1, e cila, sipas tij, lidhet me hetimin ku janë përfshirë edhe persona të tjerë të çështjes.
Saraçi u ndal veçanërisht te akuzat ndaj Hysenit për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor, duke ngritur pyetjen se përse SPAK nuk e ka akuzuar atë edhe për pjesëmarrje në veprimtari të grupit të strukturuar kriminal. Sipas gazetarit, kjo ngre pikëpyetje mbi shtrirjen dhe plotësinë e hetimit në këtë dosje.
Debati në studio:
Saraçi: Të lutem regjia, do të hapni vetëm njoftimin e datës së, njoftimin e datës së sotme. Të sotme që është pasazhi i parë që SPAK thotë: kemi marrë këto masa sigurie në bazë të dosjes numër 20, fraksion 1, e cila është e hapur për këtë dosje penale, për këto vepra penale.
Dosja numër 20, fraksion 1, është një dosje, nuk ka tre, për Vlorën dhe për Ergysin më vete. Është një. Dhe hetohen aty në paketë të gjithë.
Nuk ka asnjë fraksion.
Peka: SPAK thotë sot, është marrë kjo masë sigurie arrest me burg dhe pezullim...Arrest shtëpie, arrest shtëpie. Prit pra ta mbaroj, arrest shtëpie. Në bazë të dosjes 20, fraksion 1. Dosja 20, fraksion 1 është dosja e AKSH-it kur flet për grup të strukturuar kriminal.
Saraçi: Kjo është pjesa e parë. Vlora Hyseni është drejtuese e SHISH-it. Është në detyrë. E diskutuam e stërdiskutuam këtu në studio, për marrëdhëniet edhe provat që sot ka në dosje SPAK, për marrëdhënien e Ergys Agasit edhe të Vlora Hysenit. Dhe ka ndërtuar akuzën ndaj Vlora Hysenit për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Që janë dy vepra penale të rënda. Pse sot SPAK nuk e ka akuzuar Vlora Hysenin për pjesëmarrje, për veprimtari në kuadër të grupit të strukturuar kriminal?
Dhe ka të paktën standardet e SPAK-ut... e njëjta dosje... Janë brenda... ka vepruar edhe me kreun e organizatës, mbase ka qenë e drejtpërdrejtë.
© SYRI.net
‘Ministri i krimit’/ I riu: SPAK të mos e lejojë Edi Ramën të bëjë një drejtësi si pazar politik! Nesër te parlamenti
Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!
‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu