Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu

‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu

20:27, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 116 të protestës, qytetarët kanë nisur të mbajnë fjalimet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përpara Kryeministrisë.

Teksa kërkojnë me ngulm largimin e qeverisë, një nënë bëri një parashikim të pazakontë, ku në fjalën e saj shprehu bindjen se kryeministri Edi Rama do të largohet Brenda 10 ditësh.

‘…për 10 ditë rama do ikë, fjalë burrash’, u shpreh ajo në fjalën e saj.  

Ndër të tjera ajo theksoi se nga krimi nuk vjen asgjë e mirë, pasi mund të të fundosë dhe të përfundosh në burg.

Vetë si një nënë, ajo nuk i kurseu thirrjet për nënat e tjera dhe rininë, që t’i bashkohen protestës.

‘Krimi të fundos. Krimi të fut në burg, hajdeni rini këtu, mos rrini në kafe. Fëmijët e mi punojnë gjithë ditën, poor vijnë në protestë këtu. Rini merrni nënat përdore dhe ejani. Ejani nëna, mos rrini në kafe’, theksoi ajo ndër të tjera.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco