Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Mbappe habit me deklaratën për Francën: Nuk do të ma lejonin të luaja deri në 41 vjeç si Ronaldo

Mbappe habit me deklaratën për Francën: Nuk do të ma lejonin të luaja deri në 41 vjeç si Ronaldo

16:21, 23/09/2026

Kylian Mbappé ka folur për të ardhmen e tij me kombëtaren franceze dhe ka bërë një krahasim me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo.

Në moshën 27-vjeçare, sulmuesi i Real Madridit nuk e përjashton vazhdimin e karrierës për shumë vite, por nuk beson se do të ndjekë shembullin e portugezit.

Ronaldo, tashmë 41 vjeç, vazhdon të luajë në nivele të larta dhe mbetet një prej shembujve më të jashtëzakonshëm të jetëgjatësisë në futboll.

Në një intervistë për “BILD”, Mbappé u pyet nëse mund të luajë me Francën deri në të njëjtën moshë.

Përgjigjja e kapitenit francez erdhi me humor.

“Le të jemi të sinqertë, duke e pasur parasysh vendin për të cilin luaj, Franca nuk do të më lejonte kurrë të arrija deri në moshën 41-vjeçare me kombëtaren”, tha ai.

Mbappé më pas e vlerësoi në mënyrë të veçantë qëndrueshmërinë e Cristiano Ronaldos.

Sipas tij, portugezi ka dëshmuar se përgatitja fizike dhe mendore mund ta zgjasë ndjeshëm një karrierë.

“Cristiano tregon se, nëse je në maksimumin e formës fizike dhe mendore, mund të qëndrosh në këto nivele për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh Mbappé.

Megjithatë, francezi pranoi se për veten e tij një karrierë kaq e gjatë me kombëtaren duket e vështirë.

“Në rastin tim, nuk mendoj se do të jetë e mundur”, përfundoi ylli i Real Madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco