Kolonel Dritan Demiraj, ekspert i sigurisë, ka komentuar në SYRI TV, në intervistën me Armela Ferko, zhvillimet lidhur me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni dhe hetimet ku përmendet Ergys Agasi.
Demiraj kërkoi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, informim të opinionit publik dhe marrjen e përgjegjësive institucionale, duke thënë se në Shtetet e Bashkuara burimet me të cilat ka komunikuar janë “të skandalizuara” nga përmasat e çështjes.
Duke e parë situatën nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare dhe marrëdhënieve me partnerët e NATO-s, Demiraj ngriti pikëpyetje mbi pasojat që mund të ketë pasur një marrëdhënie e tillë mes drejtueses së shërbimit informativ dhe një personi që ai e përshkroi si të lidhur me krimin e organizuar. Sipas tij, informacionet e bëra publike deri tani mund të jenë vetëm “maja e ajsbergut”, ndërsa kërkoi që të sqarohet nëse dokumentet e gjetura dhe raportet e përmendura kanë cenuar sigurinë dhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë.
Demiraj: Së pari do të duhej që t'i kërkonte ndjesë publike. Që të dilte Presidenti i Republikës dhe të merrte përgjegjësitë. Po ne e dimë që Presidenti i Republikës këtu nuk ka asnjë peshë, nuk ka asnjë rol.
Do të duhej një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Të analizoheshin përgjegjësitë dhe siç ndodh rëndom në çdo shtet normal, në shtete më normale, një ndjesë publike, një informim i opinionit publik dhe kryeministri duhej urgjentisht që të kthehej në Shqipëri. Por për kryeministrin e Shqipërisë këto janë gjëra krejtësisht normale. Nga komunikimet që kam pasur me burime X dhe Y dje dhe pardje, këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të skandalizuar. E dinin më thotë që kishte problematika sepse jemi të informuar për çdo gjë, por deri në këto nivele ishte e paimagjinueshme. Dhe ne këto gjëra i kemi thënë edhe tre-katër muaj përpara, madje këtu tek emisioni juaj para tre-katër muajve, unë ju kam thënë që këtu do të ketë problematika, do të dalin dosje të tmerrshme dhe shumë gjëra të tjera do të dalin në vijim. Sepse që nga momenti që ka dalë ky informacion, kjo është vetëm maja e ajsbergut, për arsye se këto janë disa informacione që janë publikuar nga SPAK-u midis një marrëdhënie personale midis dy personave. Pavarësisht faktit se është shumë e rëndësishme që nuk do të duhej në mënyrë absolute që një nga drejtuesit kryesorë të institucioneve të inteligjencës të kishte lidhje me një person në kërkim, por jo vetëm kaq, ky person është krejtësisht në shërbim të krimit të organizuar. Që do të thotë, kjo qeveri ka rënë dhe ajo që i ngelet popullit shqiptar është vetëm një: thirrje kombëtare, protesta, mosbindje civile, sepse kanë angazhuar rracën më të ndyrë të shqiptarëve, patronazhistët, të cilën tani po përpiqen që të deklarojnë sikur ky është kryeministri më i ndershëm në fakt se ky i dënon njerëzit. Ky i dënon njerëzit mbasi kapen.
Tani, po jo po dakord, po problemi është për çfarë dënohen këta njerëz, kush janë këta njerëz e për çfarë dënohen pastaj ëh... Prapë ky është problemi në vetvete, thelbi, pavarësisht këtij argumenti që po përpiqet të spinohet. Kolonel, në vetvete, kur flasim për një shtet anëtar të NATO-s, çfarë them a priori, pra si koncept, jo domosdoshmërisht të gjitha informacionet që duhet t'i kemi, por a priori mbi bazën e procedurave, si funksionojnë lidhjet e tjerë e tjerë... konjuktura të tilla mes drejtueses së shërbimit informativ shtetëror dhe një personazhi si Ergys Agasi që tashmë ne e dimë nga dosje të tjera se çfarë marrëdhënie dhe çfarë impakti ka pasur, çfarë konjukturash ka pasur, çfarë lidhjesh ka pasur me krimin. Çfarë do të thotë, ose në çfarë niveli e çon alarmin për të them për NATO-n në vetvete ose për partnerët? Për partnerët, çfarë pasojash mund të ketë ky raport? Dhe kur flas për raporte nuk po flas fare për atë mënyrë që po përpiqen ta kanalizojnë sot ata që ju quani patronazhistë ose spinuesit, nuk po flas për raporte personale dhe ato janë për t'u diskutuar, po flas për ato nuk e di, disa kabllograme apo nuk e di çfarë ishin gjetur që janë të njëjtat lloj dokumentash që përdoren nga shërbimi informativ shtetëror dhe ishin gjetur Ergys Agasit për shembull në makinë, që ai kishte thënë përgjatë ditës së sotme që i kam lënë enkas t'i gjejë SPAK. Pra, po flas për këtë lloj marrëdhënie, çfarë pasojash ka kjo lloj marrëdhënie? Ndjesë se ju zgjata.
© SYRI.net
‘Ministri i krimit’/ I riu: SPAK të mos e lejojë Edi Ramën të bëjë një drejtësi si pazar politik! Nesër te parlamenti
Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!
‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu