Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

VIDEO-‘Po kontrollohen faktet’/ Çela zbulon detaje nga dokumentari austriak për korrupsionin në Shqipëri

20:10, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja investigative Lindita Çela ka folur në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV për dokumentarin investigativ austriak që pritet të publikohet dhe që trajton korrupsionin në Shqipëri. Sipas Çelës, dokumentari ndodhet aktualisht në proces editimi dhe kontrolli të fakteve.

‘Unë besoj se është në proces të editimit, por edhe të kontrollit të fakteve, sepse është një dokumentar investigativ’, u shpreh Çela. Ajo tha se nuk bëhet fjalë për një prodhim të bazuar vetëm në disa intervista, por për një punë më të gjerë investiguese dhe dokumentuese.

Çela deklaroi se njeh regjisorin e dokumentarit dhe mënyrën e tij të punës, duke e përshkruar atë si një profesionist skrupuloz në raport me evidencat, faktet dhe mënyrën e rrëfimit të një historie. Sipas gazetares, një prej arsyeve që ka shtyrë ekipin austriak të merret me Shqipërinë është narrativa e krijuar gjatë viteve të fundit rreth korrupsionit dhe akuzave që kanë prekur zyrtarë të lartë të politikës shqiptare.

‘Unë besoj se është në proces të editimit, por edhe të kontrollit të fakteve sepse është një dokumentar investigativ. Nuk është të themi një intervistë apo dy intervista, katër intervista. Është siguruar me aq sa unë di për shkakun sepse të themi regjisorin e njoh, kemi marrëdhënie miqësore, ia njoh punën e tij, di sa skrupuloz është në raport me evidencat, me faktet, por edhe me tregimin e një historie.

Dhe ajo që e ka bindur për të bërë një dokumentar, për t'u përfshirë në një dokumentar në Shqipëri, është pikërisht, gjykoj unë ose sa kam komunikuar, është ajo narativa që është thënë të themi në 5 vitet e fundit. Ndoshta që kur patëm rastin e parë të arrestimit të Saimir Tahirit. Ju kujtohet që në fillimisht zoti Tahiri asokohe dha dy-tre deklarata dhe më pas u pranua të dënohej për shpërdorim detyre, ranë të gjitha akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, mbushjes së Shqipërisë, sepse në qoftë se para 2014-ës ne kishim Lazaratin, po 2015-2016 e tutje u mbush gjithë Shqipëria, nuk u fol më.

Pastaj kemi dëgjuar zotin Ahmetaj që del dhe thotë që shiko se vendimi apo urdhëri për të mbushur Shqipërinë me kanabis ishte marrë nga kryeministri dhe të paktën sa kam dëgjuar në televizionin tuaj intervistën, ai thotë që ka pasur edhe debat me kryeministrin. Pastaj kemi pasur ministra të tjerë, po nis në nivelin e ministres në sektorë si shëndetësia, arsimi, mjedisi, e të tjera e të tjera.

Dhe sërish narativa e thënë apo justifikimi pa u futur... dhe debati apo beteja që kryeministri ka patur qoftë edhe me drejtësinë, sepse ka një standard të dyfishtë. Në momentin kur ishte nën akuzë zonja Balluku dhe tani kemi sërish një qasje tjetër të kryeministrit që i mbron dhe më pas thotë që ajo historia që të gjithë hanë dardha pas shpinës së tij.

Unë mendoj që fokusi i gazetarëve apo dhe regjisorit, mendoj që ata persona që janë nën akuzë nuk kanë ngrënë dardhat, kanë ngrënë një bisht të vockël nga dardha në qoftë se do e vazhdojmë këtë lloj narative.’, u shpreh Lindita Çela në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco