Ka nisur marshimi i 116-të i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë, ku pritet që protestuesit të mbajnë fjalimet e tyre.
Ata u nisën drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj në duar, teksa vijonë thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama.
Në duart e protestuesve shihen gjithashtu pankarta me mesazhet: “Shqipëria nuk është në shitje”, “Shteti ka rënë” dhe “Edi Rama dorëhiqu”.
Kjo e mërkurë, 23 shtator, shënon ditën e 116-të të protestës së nisur më 31 maj. Qytetarët dhe aktivistët janë shprehur se nuk do të dorëzohen dhe se do ta vijojnë aksionin e tyre deri në realizimin e kërkesave të ngritura.
Një prej kërkesave kryesore të protestuesve është arrestimi i kryeministrit Rama, të cilin e akuzojnë për keqqeverisje dhe korrupsion.
Protestuesit kanë bërë të qartë se tubimet do të vijojnë, ndërsa kërkesat për dorëheqjen dhe arrestimin e Ramës, sikurse krijimin e një qeverie tranzitore, mbeten qëndrime të artikuluara prej tyre gjatë protestës.
© SYRI.net
‘Ministri i krimit’/ I riu: SPAK të mos e lejojë Edi Ramën të bëjë një drejtësi si pazar politik! Nesër te parlamenti
Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!
‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu