Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Asambleja e OKB-së/ Sekretari Rubio pret Lavrovin në takim me dyer të mbyllura, fokusi te Ukraina

Asambleja e OKB-së/ Sekretari Rubio pret Lavrovin në takim me dyer të mbyllura, fokusi te Ukraina

19:26, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, janë takuar në Nju-Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi u përqendrua te disa prej çështjeve më të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve, mes tyre lufta në Ukrainë dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov nënvizoi rëndësinë e rikthimit sa më shpejt të marrëdhënieve dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit.

Nga pala ruse u bë e ditur gjithashtu se dy zyrtarët kanë rënë dakord të vijojnë kontaktet dhe diskutimet mes tyre.

Takimi u konfirmua edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili deklaroi se Rubio dhe Lavrov diskutuan luftën Rusi-Ukrainë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco