Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Berisha: Narkoregjimi po përpiqet të mbrojë Vlora Hysenin, prokuroria e partisë nuk e cilëson atë anëtare të grupit të strukturuar kriminal

18:49, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës në mbledhjen e kryesisë së PD, kryedemokrati Sali Berisha, i cilëson mesazhet që dolën sot për Vlora Hysenin, si një tentativë të narkoregjimit që po përpiqet të mbrojë Vlora Hysenin.

Berisha evidentoi në fjalën e tij edhe faktin se, SPAK nuk ka ngritur akuzën si anëtare të grupit të strukturuar kriminal ndaj Vlora Hysenit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur miq, ajo që është katërcipërisht e faktuar, por përpiqen të mos e thonë, është se Ergys Agasi, Vlora Hyseni, Ermal Beqiri, Linda Karçanaj, kanë kryer çdo veprim absolutisht me urdhër të Edi Ramës.

Kanë zbatuar vetëm porositë e tij!

Dhe ky sot, me propagandën e tij, përpiqet të lajë duart me aferën më skandaloze të një shteti, aferë e cila sot është lajm botëror.

Agjencitë më prestigjioze të botës, Reuters, AFP, etj, kanë mbushur faqet e shtypit botëror, ekranet e televizioneve dhe valët e radiove me lajmin e Vlora Hysenit.

Ndërkohë, përpjekjet e narkoregjimit për të mbrojtur Vlora Hysenin janë kriminale.

Së pari, prokuroria e partisë nuk e cilëson atë anëtare të grupit të strukturuar kriminal.

Lexoni akuzën.

Nxjerrje sekreti shtetëror dhe ndihmë të një krimineli.

Kujt duan t’ia shesin këtë këta?

A nuk është ky institucion që shpalli grup të strukturuar kriminal, me të drejtë, grupin e Lindave dhe të Ermal Beqirit dhe të Ergys Agasit?

Po çfarë bashkëpunimi do të jesh anëtar i këtij grupi se sa t’i tregosh sekretet shtetërore njërit prej kryesorëve të grupit?

Se sa të japësh të gjitha të dhënat, sa herë thoni ju? A e dini ju se që nga dita e arrestimit të Ergys Agasit gjer në ditën e lëshimit të urdhër arrestit, për Vlora Hysenin kanë 510 komunikime.

Në 45 ditë ata kanë mbi 10 komunikime çdo ditë.

Dhe kjo qenka nxjerrje sekreti dhe ndihmë, kjo është anëtare kryesore e grupit më të rrezikshëm kriminal.

Edhe njëherë, në qoftë se Balluku ka vjedhur me Edi Ramën, qindra e qindra milionë, kjo iu ka dhënë bandave dhe krimit sekretet shtetërore, sigurinë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco